Durrës- Viti i ri shkollor ka nisur edhe me problematika të ndryshme në disa prej institucioneve arsimore, si nga rënia e numrit të nxënësve të regjistruar, deri tek mungesa e ambienteve për shkak të rikonstruksioneve të papërfunduara në disa godina.
Prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare Bisht-Kamëz, të Njësisë Administrative Katund i Ri në Durrës, u tubuan sot (11 Shtator) përpara ZVAPD (Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare Durrës).
Fëmijët e këtij fshati ende nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor, për shkak të një vendimi, sipas të cilit ata duhet të transferohen në shkollën 9-vjeçare të Qerretit. Prindërit thonë se për këtë vendim janë njoftuar vetëm 2 apo 3 ditë para se të niste shkolla.
Ata nuk janë të qartë se përse është marrë ky vendim. Një përfaqësuese e ZVAPD u tha se “shkolla do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, ndaj është vendosur transferimi i tyre në shkollën fqinje”.
Ndërkohë në DRAP, Azbi Lika, drejtori i kësaj drejtorie, në linjë telefonike për gazetarin e Shqiptarja.com dhe REPORT TV, sqaroi se një vendim i tillë ka 2 motive:
“Shkaku i parë është gjendja e kësaj shkolle. Ajo nuk plotëson aspak standardet e mësimdhënies. Është shkollë tejet e amortizuar. Shkaku i dytë është numri i ulët i nxënësve, i cili e detyron një vendim të tillë”.
Më tej ai theksoi se distanca e kësaj shkolle nga ajo e Qerretit është vetëm 2 km.
“Është një shkollë e re me të gjitha kushtet. Në dispozicion të nxënësve është vendosur një autobus për transportin e tyre. Nuk bëhet fjalë për mësim me turne. Ata do të ndjekin mësimin vetëm paradite sepse shkolla ka kapacitete të mjaftueshme”, thotë Lika.
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë
21 Nëntor, 16:16
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor, 13:29
-
Durrës/ Aksidentoi për vdekje të moshuarën, vihet në pranga 61-vjeçari
21 Nëntor, 11:53
-
Moti i keq/ Lundrimi për peshkarexhat i pezulluar edhe në Durrës
21 Nëntor, 10:16
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
Dhe ju pritet shtatorin te fillonit riparimet?! Kjo eshte nje minishkolle,c'bete gjithe veren?!
Përgjigju