DURRËS – Hapet në Durrës një qendër e re komunitare, që do t’u shërbejë 2000 banorëve.

Qendra Komunitare në Nish Tulla të Durrësit është një investim i kryer me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara, i zbatuar nga UNICEF, UNDP, UNFPA, UNV, në partneritet me MMSR dhe Bashkinë e Durrësit.
 
Qendra do t'u shërbejë 2000 banorëve dhe ofron shërbime sociale, rehabilituese e mjekësore. Në përurimin e ka marrë pjesë edhe zv/ministrja Bardhylka Kospiri.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)