DURRES- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në 5 kantiere ndërtimi në Durrës, në kuadër të nismës "Rilindja e qyteteve". Kreu i qeverisë tha se punimet janë premisë e zhvillimit europianizues të vendit, ndërsa shtoi se me këto kantiere po bëhet punë për aq sa nuk është bërë në 20 vite. “Sot kemi përpara një zinxhir kantieresh që na bëjnë të ndihemi krenarë. Me këto kantiere, ne po bëjmë vitin e parë aq sa nuk është bërë në 20 sa i takon volumit të investimeve. Kjo punë dhe këto kantiere janë premisë e zhvillimit europianizues. Ndihemi mire përballë çdokujt që na besoi. Transformimi nuk është vetëm në infrastrukturë, po dhe ekonomik e kulturor. Nga një territor me plehra do kemi park dhe stacion modern. Rruga e plazhit ka nisur ndryshimi. Në hyrje të qytetit te Ura e Dajlanit përftohet një tjetër park i madh urban”, tha Rama.
Ndërkaq, kreu i qeverisë është ndalur edhe tek investimet e tjera në qytetin e Durrësit, të cilat do t’i japin zhvillim edhe turizmit.
“Rruga që lidh qytetin me plazhin po ashtu është në zhvillim. Faza e dytë çelet për pak javë, me një numër të madh kantieresh në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Transformimi që premtuam ka nisur. Vit pas viti në 4 vitet e para do u themi qytetarëve të Durrësit se sa largpamës ishte investimi i atyre që na besuan në 23 qershor. Për herë të parë ndërtohet një korsi biçikletash prej 7 km. Sheshi “Iliria” do kthehet në një atraksion turistik. Edhe vizitorët që vitin tjetër do ta prekin ndryshimin e madh të Durrësit”, tha Rama.
13 milionë dollarë janë akorduar nga qeveria, për bashkinë e Durrësit për vitin 2014 do të jetësohen në një sërë projektesh të rëndësishme, për cilat kryetari i Bashkisë Vangjush Dako tha se do të rilindin jetën në qytet, duke krijuar më shumë hapësira publike dhe gjallëri në lëvizjen e komunikimin mes njerëzve.
Projekti për rikualifikimin e nënkalimit të zonës së Plepave është një investim që shtrihet në një sipërfaqe prej 30 mijë metra katrorë. 30 mijë metra katrorë rrënim, mbeturina të të gjitha llojeve që do të pastrohen, një transformim rrënjësor në hyrje të qytetit dhe të rrugës kombëtare të turizmit në vend.
Rama: Rikualifikim hapësirës tek Ura e Dajlanit
Rikualifikimi i hapësirës prej 11 mijë metër katrorë të Urës së Dajlanit, përfshin edhe rehabilitimin e një zone që ishte mbuluar me mbeturina inertesh e papastërti. Projekti që do ta rikthejë këtë hapësirë të shfrytëzueshme për qytetarët dhe në të do të mbillen pemë, shkurre dekorative, si dhe do të vendoset ndriçim.
“Sa shumë plehra paska pasur, paska pasur plehrat e dynjasë këtu. Rruga kryesore e turizmit në Shqipëri një depo me plehra nga fillimi deri në fund”, tha Rama.
“Këtu brenda kishte plotë, e sa shumë kemi larguar. Këtu ndriçimi është interesant dhe shumë i bukur do të ketë ndriçim LED”, u përgjigj drejtuesi i punimeve.

Foto të tjera
Dako: Investim në zonën e Plepave, do vijojmë me rrugën e plazhit
Ndërsa në një takim me durrsakët e mbledhur në qendër të qytetit Kryetari i Bashkisë Dako dhe deputeti Klosi u shprehën se të gjitha këto projekte qytetarët e Durrësit kanë kohë që i presin. Me ndërhyrjet infrastrukturore të bazuara në arkitekturën moderne e bashkëkohore, kjo zonë do të transformohet tërësisht në funksion të qytetarëve e të pushuesve që vijnë në Durrës. Një projekt tjetër është projekti për rrugën e plazhit dhe shndërrimin e saj në një rrugë urbane me element të peizazhit dhe ato dekorativ. Risia që ky projekt sjell për qytetarët është pista prej 7 kilometrash, e parashikuar për lëvizjen me biçikleta.
“Kemi përfituar projektin e parë atë të rikualifikimit të nënkalimit të zonës së Plepave. Është një sipërfaqe prej 30 mijë metra katror. Është një investim i cili do ta transformojë atë nga një zonë, sot me një pamje të zymtë dhe shumë të trishtë, në një zonë për qytetarët, për pushuesit që vijnë në Durrës.
Pastaj do të vazhdojmë më rrugën e plazhit për ta kthyer atë në një rrugë urbane në një rrugë me element të një peizazhi, me elemente dekorativ. Por mbi të gjitha dua të përmend që kjo rrugë do të ketë pistën e biçikletave, një risi e re për qytetarët e Durrësit, të cilët brenda kësaj sipërfaqeje, kemi mundur të realizojmë 7 km , pistë biçiklete”:, tha Dako.
"Me këtë ndërhyrje transformohet rrënjësisht si rrugë, pastaj paralelisht duhet të fillojmë me të gjitha prishjet dhe pastrimet e të gjithë çfarë ka pa leje plus gjithë këto tabela të sistemohen pastaj të vazhdojmë me ndërtimet me leje për t’i adoptuar, për t’i rregulluar, për t’i sistemuar dhe të bëhet vërtet një transformim i madh", tha Rama.

Foto të tjera
Rama: Rikualifikim sheshit “Iliria” me shatërvanë e stola
Një prej projekteve të shumëpritura për qytetarët është edhe ai i rrugës paralel me rrugën e Portit, i cili vjen tashme si një realitet për qytetarët, falë bashkëpunimit mes qeverisë dhe pushtetit vendor.
Ndërhyrja në Sheshin “Iliria” parashikon rikualifikim të tij, ndriçim shtrim shatërvanë, stola, pra shndërrimin në një shesh modern të jetës sociale të durrsakëve por edhe të të gjithë turistëve të këtij qyteti.

Foto të tjera
Rama: Së shpejti nisin investimet në zonën ish-Kenetës
Kreu i qeverisë tha se pas pak javësh do të vazhdojë ndërhyrja urbane në zonën e ish-Kënetës në Durrës për rehabilitimin e zonës. Kryeministri Rama tha se këto punime janë premisë për transformimin e qyteteve, duke i dhënë një hov të ri zhvillimi.
“Në bazë të zotimit tonë, këtu në Durrës, që në 4 vjet do bëjmë për Durrësin sa nuk është bërë në 20 vjet të marra sëbashku. Dhe praktikisht me këto kantiere, ne që vitin e parë po bëjmë për Durrësin sa ç’nuk është bërë në 20 vjet të marra sëbashku, nga pikëpamja e volumit të investimeve dhe nga pikëpamja e impaktit që këto investime do të kenë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Për të vazhduar me një ndërhyrje urbane shumë kuptimplotë në vijim dhe për të ecur më tutje me fazën e dytë që çelet pas pak javësh, me një numër si asnjëherë më parë në një zonë informale, kantieresh për urbanizimin e Durrësit të ri, apo siç e quani ju të ish kënetës së Durrësit. Të gjitha këto projekte janë një premisë e jashtëzakonshme për një transformim rrënjësor. Dhe transformimi rrënjësor që ne kemi premtuar ka nisur.
Me këtë projekt transformues, për herë të parë në vendin tonë dhe në mënyrë kuptimplotë në një zonë intensive turistike ndërtohet një korsi biçikletash prej 7 kilometrash, duke bërë të mundur që çdo qytetar, çdo djalë apo vajzë që do që të shkojë në plazh me biçikletë ta ketë rrugën të hapur e të papenguar nga Durrësi deri në plazh”, tha kryeministri Rama.

Foto të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO