DURRËS-Grupet që kanë nisur punën dje në terren kanë evidentuar gjatë ditës së sotme disa biznese debitore që janë në zonën e Currilave në Durrës, ndërsa dy të tjerët janë në zonën midis Vorës dhe Shijakut. Përgjegjësi i task-forcës për zonën e Plazhit Petrit Ismailati shprehet se po kontrollohet me imtësi cdo biznes në të katër zonat që ka ndarë ndërmarrja e ujësjellësit dhe për bizneset që do të kapen me shkelje do të ketë procedime penale.

“Objekti i kontrollit është biznesi sepse është më primar dhe ka më shumë konsum, por nuk do e lëmë as familjarin i cili e ka afatin deri në datën 28 shkurt për rregullimin e të gjitha linjave të paligjshme dhe debitë që kanë,” tha Petrit Ismailati përgjegjës i task focës Plazh UKD.

Ndërkaq pranë sporteleve të ujësjellës kanalizime Durrës vazhdon fluksi i qytetarëve që nuk kanë lidhur kontrata uji, apo që janë debitorë duke lidhur aktmarrveshje. Vetëm në dy muajt e fundit, dhjetor dhe janar, janë lidhur 1200 aktmarrveshje si dhe janë hapur 780 kontrata të reja.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com