DURRËS - Përdhunoi të njohurën e tij, por bie në prangat e policisë.
Është arrestuar sot në mbrëmje nga policia 42-vjeçari Armand Tirana, i cili akuzohet se ka përdhunuar të njohurën e tij 40-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në Durrës, në lagjen 4 pranë pallatit të sportit “Ramazan Ngjala”.
Gruaja 40-vjeçare me inicialet F.C., e divorcuar me dy fëmijë, banore në lagjen 15 po në Durrës, ka shkuar me dëshirën e saj rreth orës 18:00 në shtëpinë e Armand Tiranës, meqë të dy njiheshin me njëri-tjetrin.
Duke hasur në kundërshtimin e gruas, Tirana fillimisht e ka rrahur e më pas e ka përdhunuar të njohurën e tij.
Sapo ka dalë nga shtëpia, gruaja është drejtuar në rajonin e policisë dhe ka bërë direkt denoncimin për përdhunim.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com