DURRËS- Pesë punonjës të një Call Center të cilët nuk kanë marrë pagën për punën e kryer kanë kallëzuar penalisht admistratoren e kësaj kompanie.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan proçedimin penal në gjendje të lirë ndaj 35- vjeçares me inicialet E.L.,me origjinë italiane administratore në Call Center.
Kallëzuesit janë M.K. 37 vjeçe, A.V. 41 vjeç, E. Ç. 23 vjeç, V.F. 23 vjeç dhe F.Ç. 41 vjeç, banues në Durrës të cilët janë mashtruar nga administratorja duke mos marrë pagën.
35- vjeçarja rezulton se pasi ka mashtruar prej 3 muaj punonjësit ajo i kërkonte ende të punonin duke i mashtruar se do t’i paguante jo vetëm pagën por bashkë me pagën dhe sigurimet shoqërore.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com