TIRANË, 4 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Këneta", pas një hetimi që zgjati rreth 1 muaj.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit, Erjon Gjinlija, 31 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Durrës dhe Bekim Demaliaj, 22 vjeç, lindur në Tropojë e banues ne Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Sokol Hajdinaj, 36 vjeç, banues në Durrës.
Dy të arrestuarit u kapën në flagrancë në vendin e quajtur "Ura e Gjolës" në Fushë Krujë, me një automjet të markës "Opel" me targa AA318 GL, me të cilin po transportonin një sasi prej 100 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Personi i shpallur në kërkim dyshohet të jetë shitësi i lëndës narkotike.
Materialet proceduriale për vepren penale "Prodhim, shitje e lëndëve narkotike" i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës. /a.ke/
/Shqiptarja.com