Sekuestrohen 176 mijë euro në Portin e Durrësit, u fshehën në autobusin që vinte nga Bari! Policia: Dyshohet se vijnë nga krimi! Në pranga dy shoferët

DURRËS- Një tjetër rast i mosdeklarimit të parave që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal është goditur në Portin e Durrësit. Kësaj radhe policia ka arritur të sekuestrojë 176 190 euro, 500 dollarë dhe 50 euro të falsifikuara. Eurot ishin fshehur në një autobus që vinte nga Bari, ndërsa janë arrestuar dy shoferët.

Pas dyshimeve që autoritete kanë pasur, mjeti i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ku përveç eurove u sekuestrua edhe një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme).

Në kuadër të operacionit ‘Fluksi’ policia ka arrestuar Algert Atia, 34 vjeç, banues në Berat, dhe Adrian Bello 51 vjeç, banues në Elbasan.

“Gjatë kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të autobusit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme)”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimi doganore ose të akcizës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 16/10/2023 07:02

    Lini mor te hyj leku emigrantit se nuk eshte leke i vjedhur por eshte leke gjaku Apo keni frik se mos ja kalojn me pasuri politikaneve e gjyqtareve

    Përgjigju
  • Gimi: 15/10/2023 18:58

    Cila kompani e disponon autobuzin??? Mos është ai Piti i Rrogozhines??

    Përgjigju
  • Oburra: 15/10/2023 16:07

    Euro ne pikiate or tejjj

    Përgjigju
  • Or tej: 15/10/2023 13:55

    Ska mundesi te jene nga krimi por nga kursimet e ndonje emigranti qe po pret ti amnistoje or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës