MALËSI E MADHE- Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, në dëshminë e tij ka deklaruar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj i kishin rrahur nipin para disa ditësh nipin 13 vjeç. Rakaj thotë se i ka qëlluar, pasi ka dyshuar se njëri prej tyre kishte armë me vete.
“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur, vetëm 13 vjeç. Di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.
Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka dëshmuar Rakaj në Policinë e Shkodrës.
Plagosja ndodhi një ditë më parë, 15 shtator 2024, ndërsa Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj po hynin në një lokal në fshatin Vrakë në Malësi të Madhe rreth orës 09:45 të mëngjesit. Pranë tyre u afrua Lul Rakaj dhe fillimisht mes të treve pati debat, ndërsa vetëm pak çaste më vonë, Rakaj nxori armën dhe i qëlloi, duke i lënë të plagosur.
Pas të shtënave, Lul Rakaj, u largua me shpejtësi bashkë me armën e krimit, duke tentuar për disa orë t’i fshihet policisë. Pas 3 orësh kërkime, RENEA e konstatoi në afërsi të ballkonit të Tamarës, e rrethoi dhe i bëri thirrje të dorëzohej.
Lul Rakaj iu përgjigj thirrjes për dorëzim, por disa herë tentoi të dilte nga rrethimi. Rakaj është personazh i njohur për drejtësinë. 13 vjet më parë ai vrau për hakmarrje në Hot të Malësisë së Madhe Kolë Mushkun, pasi më herët i kishte vrarë të atin.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?
-
Po
83.1%
-
Jo
13.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 1229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve
16 Shtator, 12:23
-
Rënia e nivelit të ujit në Koman, turistët detyrohen të notojnë për në lumin e Shalës! Guida turistike: KESH të hapë portat e HEC-it
15 Shtator, 18:34
-
Prishja e pazareve të drogës, dy të plagosur në Malësi të Madhe! Arrestohet autori, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit (EMRAT)
15 Shtator, 10:04
-
Komedia ‘Krimi është i imi’ premierë në Shkodër! Batuta e aktorit Besnik Çinari shkakton të qeshura edhe jashtë shfaqjes
14 Shtator, 15:32
-
Rendi dhe siguria/ Drejtori i policisë Sokol Bizhga shkon në Shkodër, mbledh drejtorët mes tyre dhe Edmond Sulaj
14 Shtator, 14:59
-
Shkodër/ Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 4 afganë për në Mal të Zi, në pranga 28-vjeçari
14 Shtator, 14:01
-
Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Si paraqitet situata në akset rrugore të Veriut
14 Shtator, 12:54
-
Malësi e Madhe/ Tentoi t’i vidhte bagëti nën kërcënimin e armës, arrestohet 27-vjeçari
14 Shtator, 09:10
-
E rëndë në Shkodër! U qëllua me grushte një javë më parë, ndërron jetë në spital 52-vjeçari
13 Shtator, 11:57
-
Shkodër/ Operacioni 'Tempulli', pronari i lokalit kapet me kokainë, peshore dhe para! Policia arreston 44-vjeçarin
13 Shtator, 10:01
-
Moti i keq/ Era e fortë 'shkul' pemët në Shkodër, dëmtohet një makinë (FOTO+VIDEO)
13 Shtator, 08:39
-
Nusja bën për spital vjehrrën në Shkodër! 82-vjeçarja: Më goditi me shkop, më mbuloi gjaku! Djali e mbajti të fshehtë dhunën në familje
12 Shtator, 13:32
Po i paten rraf nipin 13 vjec mir jakabo. Si rrafkan 2 burra nje 13 vjec. Nje femij ? vetem në shqiperi ndodh qe rrihet nje femij.
Përgjigju