DURRES - Policia kufitare e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 800 kilogramë lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa. Lënda narkotike është sekuestruar në trajnerin me targa targa DR 1154 F, i cili drejtohet nga shtetasi Armir Mehmeti nga Durrësi.

Sipas të dhënave të korrespondentit të A1Report në Durrës, Artur Korriku droga ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me tulla dhe ishte vendosur në mes të tullave.

Sipas këqyrjes paraprake të sasisë së drogës, Drejtoria e Kufirit informon se është rreth 800 kg dhe kishte si destinacioni Italinë, pasi trajleri do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Policia ka arrestuar drejtuesin e trajlerit dhe ka nisur hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin e drogës.

SEKUESTROHEN EDHE 20 KG KANABIS
Ndërkohë që në mbrëmje policia e Durrësit ka sekuestruar në port 20 kilogramë lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa. Mësohet se është arrestuar 25-vjeçarja Fatmira Çoku nga Mirdita, e cila ishte poseduesja e lëndës narkotike.

Sipas korrespondentit të A1Report në Durrës, Artur Korriku lënda narkotike ishte fshehur në mjetin tip “Opel” me targa AA 543 PP.

25-vjeçarja do ta trafikonte lëndën narkotike në Itali pasi do të hipte në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)