DURRES - Një debat i nisur mes dy të rinjve në ambientet e zyrave të ALUIZN-it në Durrës agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit në ambientet e brendshme të godinës që ndodhet ngjitur me prefekturën e qytetit bregdetar.
Dy djem të rinj janë ndeshur fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin pas një grindje të çastit e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë në shkallët e godinës ku janë zyrat e ALUIZNI-t. Fabian Gashi i ka shpëtuar plumbave, por jo dhunës fizike, ku u dërgua në spital dhe po merret në pyetje nga hetuesit. Personi që ka qëlluar ndaj tij është identifikuar nga policia por nuk bëhet publik për shkak të hetimeve.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të plagosur, ndërkohë që një grua e cila ndodhej për të marrë shërbime pranë ALUIZN-it është shoqëruar në spital pasi humbi ndjenjat si pasojë e tronditjes nga ngjarja. A1 Report sjell pamje nga kjo ngjarje vetëm pak çaste pas të shtënave, teksa në pamje dallohet qarte edhe momenti kur gruaja merret nga ambulanca për tu dërguar në spital.
Mësohet se ngjarja nuk ka të bëjë me drejtorinë e ALUIZNI-t, por me një konflikt mes Gashit dhe personit tjetër që është shpallur në kërkim nga policia.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO