DURRËS- Duke shfrytëzuar situatën e krijuar nga COVID-19, ku lejohet të kalojnë kufirin kamionë mallrash, dy shoferë kanë tentuar që të 10 mijë euro padeklaruara me dokumente të falsifikuara, por kjo tentativë e tyre ka dështuar. për pasojë, janë vënë në pranga dy shoferët Sh. B., 58 vjeç dhe B. D., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit doganorë në portin e Durrësit, atyre iu gjetën 10 mijë euro të padeklaruara, një patentë dhe kartë identiteti greke false, si edhe një shumë tjetër parash prej 12.090 euro, por kjo sasi burime zyrtare bëjnë me dije se është deklaruar.

"Këtyre shtetasve, më datë 23.04.2020, në PKK Durrës, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në kamionin të cilin e drejtonin të dy (si shofer dhe dublant), iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shtetasit Sh. B., një leje drejtimi dhe kartë identiteti greke, të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 12.090 euro, ndërsa shtetasit B. D., iu gjetën 10.000 euro të padeklaruara gjatë kontrollit doganor", njofton policia. 

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për 3 vepra penale, më konkretisht "Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave", "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".