Durrës, shoqërohet Nard Koka
vëllai i ministrit nuk i ndaloi policisë 

Durrës, shoqërohet Nard Koka<br />vëllai i ministrit nuk i ndaloi policisë 
Policia e Durrësit nis procedimin penal në të gjendje të lirë për Leonard Kokën, vëllain e ministrit të Mjedisit Lefter Koka. 

Sipas policisë mbrëmjen e së martës në lagjen numër 1 gjatë kryerjes së veprimeve të punonjësve të policisë për kontrollin e makinës së tij tip Benz, Koka është larguar dhe nuk i është bindur thirrjes së efektivëve për të ndaluar. 

Lenoard Kokaj ka qenë me makinë me xhama të zinj dhe ka kaluar një natë në komisariat per shkeljet. Ai tanime procedohet ne gjendje te lire. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani

Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani