DURRES- Një makinë në të cilën udhëtonte ndërtuesi Xhemal Çela ka shpërthyer në aksin rrugor që lidh Zonën e Plepave me Durrësin pranë rezicendës qeveritare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10: 30 minuta. 

Nga të dhënat e para mësohet se Xhemal Çela ka qenë vetëm në makinë kur ka ndodhur shpërthimi.

”Automjeti tip Citroen C4 me targa AA759EY ka ecur për disa metra duke lëvizur në flakë”- raporton Artur Korriku , korrespondenti ynë në Durrës.  

Pas shpërthimit makina është djegur tërësisht. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina dhe kalimtarët e kanë ndihmuar për ta dërguar në spital.

Një mjek nga spitali i Durrësit thotë se i dëmtuari është në gjëndje të rëndë dhe ka të dëmtuara dy këmbët.

durres automjeti ne flake
(Në foto:Momentet pas shpërthimit, automjeti në flakë dhe zjarrëfikësit duke shuajtur flakët. Foto të tjera)

A1 report ka siguruar një video amatore ekskluzive me pamjet e automjetit të përfshirë nga flakët pas shpërthimit në zonën e plazhit. Në video duken qartë momentet ku zjarrfikëset po perpiqeshin të shuanin flakët që kishin përfshirë automjetin në të cilin udhëtonte biznesmeni Xhemal Çela, 45 vjeç. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Durrësit është nisur për trajtim më të specializuar drejt kryeqytetit.