Një defekt teknik në automjetin tip “golf 8” me targa AA 660 GO që shihni në pamje përgjatë rrugës së plazhit, “Plepa-Ura e Dailanit” ka krijuar panik si për drejtuesin e mjetit ashtu edhe për qytetarët në orët e mbrëmjes së djeshme, teksa është përfshirë në flakë.

Drejtuesi i mjetit Flori Mullaj 35 vjeç i cili pasi ka pikasur defektin, ka dalë menjëherë jashtë tij i ka kërkuar forcave të policisë mbërritjen e zjarrëfikëses për të shuar zjarrin, por vonesa e shërbimit ka sjellë këtë konflikt fizik mes tij dhe uniformave blu.

E sikur mos të mjaftonte kjo , teksa ai kërkonte llogari, mjeti është djegur tmerrësisht, pasi serbatori shpërtheu në flakë. Sipas policise shkak i djegies së makinës ishte fakti që drejtuesi po ecte me frena dore. Gjithashtu, nga kontrolli që i’u bë me aparat Drager ka rezultuar se shoferi kishte konsumuar pije alkoolike në masën 0.42 MG/L. 

35 vjecari me banim në Sukth të Durrësit ëhtë arrestuar nga punonjësit e policisë së rendit pasi ka goditur me grushte policët teksa po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.
 
 
Shperthen makina, shoferi konfrontohet me policet

Nderkohe ne Durres

Posted by JETA OSH QEF on Friday, September 25, 2015



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)