DURRES - Një incident me armë është shënuar mbrëmjne djeshme në një lokal në lagjen 13 të Plazhit në Durrës. Bledar Polivina 35 vjec nje emer i njohur për policine dhe Orges Saliaj 23 vjecar pas një konflikti në ambjentet e lokalit “Shqiponja” kanë dalë jashtë dhe kanë gjujtuar me armë në drejtim të lokalit duke rrezikuar jetën e personave të tjerë. 

Pas kësaj dy autorët janë prangosur nga policia e Durresit dhe nën cilësine e proves materiale është sekuestruar pistoleta si dhe një automjet.  Materialet i jane referuar Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Durres per vepren penale te “Vrasjes ne rrethana cilesuese” mbetur ne “tentative” e kryer ne “bashkpunim”.

durres
durres arme

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)