TIRANE- Duket se ka rezultuar e pasuksesshme sipërmarrja e një grupi ortakësh shqiptarë, të cilët i hynë të parët biznesit të transportit detar me mjetet e tyre.
Tre vjet të shkuara, ata blenë dy tragete të përdorur dhe i futën në punë në linjat me portet italiane. Por, pas kësaj periudhe, të dy mjetet kanë një vit të bllokuar në spirancë.
Duket se problemet financiare kanë qenë shkaku kryesor që ka shkaktuar ndërprerjen e aktivitetit të tyre. Përpara se të dorëzonte detyrën, ish-drejtori i Portit u dorëzoi pronarëve një faturë të kripur të taksës së kalatës, ku tragetet qëndrojnë të ankoruar.
Në përgjithësi, ka disa kohë që transporti detar, i cili përfshin anijet e mallrave dhe tragetet në portin e Durrësit, po përjeton një periudhë të vështirë. Sipas statistikave, pas përfundimit të sezonit veror, mesatarja e ankorimit të anijeve është një në ditë, pra fare pak.
Duket se”viktima” të krizës ekonomike kanë qenë edhe dy tragetet me pronarë shqiptarë: ”Adriatika Queen” dhe ”Adriatika King”. Ata ishin tragetet e parë me pronarë vendas, të cilët u futën në lundrim në linjat, të cilat lidhin Durrësin me portet italiane. Por, ka një vit që këto tragete kanë mbetur në spirancë në kalatën lindore të portit të Durrësit.
Sipas burimeve portuale, shkak i kësaj gjendjeje kanë qenë problemet financiare, që kanë lindur gjatë aktivitetit të tyre. Këto probleme kanë lindur, sa për shkak të problemeve teknike, aq edhe për ato të rrudhjes së udhëtarëve dhe kamionëve në linjat detare për shkak të krizës financiare.
Sëfundmi, si për t’u shtuar dhimbjen e kokës pronarëve të tyre, mbërriti edhe një faturë e kripur, me vlerë 200 mijë euro, me vulën e ish-drejtorit të portit, i cili kërkon shlyerjen e taksës së kalatës.
Ndërkohë, vazhdojnë t’i mbijetojnë krizës tragetet me pronarë grekë dhe italianë, të cilët kanë vite që operojnë në linjat që lidhin portet italiane të Barit, Ankonës dhe Triestes me portin detar të Durrësit. Këto tragete nuk janë të standardeve të larta, sikurse ngjet në portet e huaja të Evropës, në një kohë që vlerat.
Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com