Durrës, tregtarët në protestë: Të
kërcënuar nga shitësit ambulantë

Durrës, tregtarët në protestë: Të<br />kërcënuar nga shitësit ambulantë
DURRËS- Gjatë ditës së sotme disa tregtarë në qytetin e Durrësit janë ngritur në protestë, pasi ata ndihen të kërcënuar nga shitësit ambulantë.
 
Sipas tyre ata janë detyruar të vendosen në një treg që i është caktuar nga bashkia, por kjo e fundit nuk merr asnjë masë për të larguar tregtarët ambulant që nuk kanë asnjë licencë dhe  po i  alimentojnë.
 
Janë gjithsej 250 tregtarë të licencuar të cilët shesin produkte agroblegtorale në tregun përkatës. Ata paguajnë 3400 lekë për çdo muaj që të ushtrojnë aktivitetin e tyre si dhe 6 mijë lekë në vit për energjinë elektrike që konsumohet në treg.
 
Protestuesit gjithashtu akuzuan edhe inspektorët e AKU dhe të bashkisë se mbyllin sytë përpara kësaj situate pasi fusin në xhepat e tyre 5 mijë lekësha që ju serviren nga tregtarët e pandershëm.

"Dalin gjithandej duke punuar për të nxjerrë lekun e tyre për bukën por ja ku e kanë markatën e re atje, të vijnë të punojnë ata. Kemi shkuar edhe në Bashki po janë zgjedhjet, të marrin një herë ata lekët"
 
"Është problem një herë këtu për punën e rrugë që na zënë këta tregtarë të pandërgjegjshëm. Këtë gjë e lamë para vitit të ri që të largohen, akoma nuk janë larguar. Na e kanë dhënë fjalën që do largohen por askush nuk është futur brenda"
 
"Na kanë dalë shumë tregtarë jashtë dhe na konkurrojnë, ata nuk paguajnë asnjë taksë ndërsa ne paguajmë taksat e Bashkisë"
, shprehen disa tregtarë. 
 
Në këto kushte ata kërkuan boshatisjen e trotuareve nga tregtarët e pandershëm, në të kundërt nuk do të paguajnë më taksat që i ka caktuar shteti.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi