Durrës/ Tregtonte paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet shitësi 50-vjeçar! Akuzohet për 8 vepra penale

Durrës/ Tregtonte paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet shitësi 50-vjeçar! Akuzohet për 8 vepra penale

Foto ilustruese

Durrës- Policia e Durrësit njoftoi sot (28 Nëntor) se arrestoi një tregtar 50-vjeçar që shiste paketa cigaresh kontrabandë.

Aksioni është kryer nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, kurse i prangosuri është L. H., banues në qytetin bregdetar, ndaj të cilit janë ngritur 8 akuza.

“I arrestuari u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar aktivitet tregtar të paregjistruar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe u sekuestruan 3528 paketa të ndryshme pa pullë fiskale”, tha policia vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme, për 8 veprat penale; "kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "kontrabanda me mallra të tjera", "tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", "fshehja e të ardhurave", "mospagimi i taksave dhe tatimeve", "importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve" dhe "prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë".

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor