DURRES- Një sasi tritoli i është vënë jashtë derës së një lokali në lagjen numër 4 pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, në qytetin e Durrësit. Shpërthimi me lëndë eksplozivi u shënua mbrëmë në orët e vona të natës.
Lënda shpërthyese ka shkaktuar dëme materiale në ambientet e jashtme të lokalit, i cili shiste paisje kompjuterike, por nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Lokali ka pasur dëmtime të cepenit dhe të vetratës.
Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e e kësaj ngjarje. Pronarët e lokalit thonë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se nuk dinë se cili ka qenë qëllimi i këtij shpërthimi, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(Në foto: Lokali ku ndodhi shpërthimi)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com