DURRES-Një 41-vjeçar ka humbur jetën në spital pas dhunës që ushtroi i ati 70-vjeç, i cili është me probleme mendore. Ngjarja ka ndodhur në datë 2 korrik në fshatin Gjuricaj të njësisë administrative Ishëm. Viktima është Agron Tema, ndërsa i ati i tij, Xhavit Tema 70-vjeç është arrestuar. Sipas burimeve të Report Tv nga policia e Durrësit, më datë 2 korrik në orën 05:00 të mëngjesit i moshuari ka marrë një shkop që shtypen ullinjtë që peshon rreth 5 kg në formën e topuzit dhe në momentin që i biri ka qenë në gjumë e ka qëlluar në kokë duke i çarë kafkën.
41 vjecari fillimisht u dërgua në spital në Durrës dhe prej andej në Tiranë, pasi ishte në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetojë, pasi dje ka ndërruar jetë. 70-vjeçari qëlloi edhe gruan e djalit tjetër por fatmirësisht pa pasoja të rënda, Jurlinda Tema ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas mjekimit që mori në spital. Autori është arrestuar dhe ndodhet në spitalin e burgut pasi është i sëmurë psikik. Xhavit Tema sipas burime nga grupi hetimor mjekohej prej disa kohësh me ilaçe, pasi kishte probleme mendore.
-
Te gjithe keta qe bejne krime jane me probleme mendore?!?! Na cuditet o njerez....ne Shqiperi duhet qe prinderit te jetojne vetem fare, se kur jetojne me femijet e rritur, cunave ne pergjithesi, ju zene ne goje buken qe po hane, edhe pse cunat punojne e mbajne prinderit. Tre raste te tilla njoh... shyqyr qe s'jetoj me aty, por me dhimbseni ju aty. Dhe ky shtet plehre qe nuk i jep mundesine rinise te nisi jete me vete kur ne familje s'ka me dialog por dhune. Ngushellime per kete tragjedi familjareve!
Përgjigju -
Mos, prandaj huk ka shkruar Fa-iku sot?
Përgjigju -
Bajgë neandërtalësh !
Përgjigju






Komente
Komento