Stebastian Kovaçi 18 vjeç, banues në lagjen Nr.13 është larguar nga banesa më datë 24.11.2017 për të shkuar në punë dhe nuk është kthyer. Ai punonte në një parking në afërsi të Vollgës ndërsa nuk është paraqitur në punë më datë 24 nëntor.
Policia po heton se çfarë ka ndodhur me 18-vjeçarin nga momenti që ka dalë nga banesa dhe rrugës për të shkuar në punë, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë.
Ai është rreth 1.50 cm i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të prera shkurt dhe ka veshur një palë xhinse blu, një triko ngjyrë blu dhe atlete ngjyrë kafe.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton çdo qytetar që e ka parë 18-vjeçarin ose ka informacion të telefonojnë në numrin 0694110217.

Stebastian Kovaçi
dy.b/shqiptarja.com









