Durrës, në ballkon me prindërit, vajza 3 vjeçe rrëzohet nga kati i shtatë, e pret tenda poshtë

Durrës-  Një vajzë e mitur vetëm 3 vjeçe u rrëzua nga ballkoni i apartamentit në katin e shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj në lagjen nr 13 në zonën e plazhit në Durrës. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme (5 mars) rreth orës 20:07 dyshohet se ka qenë aksidentale, ndërsa e vogla është transportuar në spitalin e qytetit ku nddodhet në gjendje të rëndë.

E mitura gjatë rënies është pritur nga një tendë, duke shmangur në këtë mënyrë përplasjen e fortë me tokën. 

Nga pamjet e siguruara nga Report TV nga vendngjarja duket se është shtrembëruar tenda biznesit në kat të parë.

'Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore,' thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roho: 06/03/2024 09:11

    ????????‍♀️

    Përgjigju
  • Bir: 06/03/2024 07:47

    O zot i madh shpetoje vogelushen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë