DURRES- Skema e një vjedhjeje spektakolare prej 4 milionë lekësh të reja dhe 88 mijë franga zvicerane ka për autore një adoleshente 17 vjeçare. Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë skemën e firimit të lekëve nga banesa e familjes Buziu nga vajza e tyre Fatma.
DENONCIMI
Dy ditë më parë kryefamilari ka bërë denoncimin për zhdukjen e plot 4 milionë lekëve të reja dhe 88 mijë franga zvicerane të cilat e motra, rezidente në Zvicër ia kishte dërguar për t’i ruajtur. Pas hetimeve policia zbulon se vjedhja ishte kryer pikërisht nga vajza e familjes, Fatma Buziu, 17 vjeçe banues në lagjen nr 1 Durrës.
SKEMA
E gjithë skema e vjedhjes së parave është shënuar brenda 6 muajsh Korrik- dhjetor 2012. Vajza 17 vjeçare bashkëjetonte me një shok të saj, dhe në shtëpinë e prindërve shkonte për t’i ndihmuar në punët e shtëpisë. Vajza mesa duket kishte zbuluar vendin ku i ati linte lekët e së motrës dhe herë pas here nxirrte nga një shumë të mirë parash dhe franga zvicerane jashtë. Ndërkohë që nga prindërit është vënë re se çifti i ri kishte përmirësuar nivelin e jetesës më shumë se sa të ardhurat që ata mund të siguronin. Kjo ka bërë që babai të dyshonte, dhe të përmendte dhe emrin e vajzës dhe të djalit që bashkëjetonte në polici. Më pas forcat blu zbuluan skemën e vjedhjes me anë të mashtrimit dhe kanë ndaluar 17 vjeçaren.
PROVAT
Adoleshentja bashkëjetonte me një djalë në një banesë tjetër. Sipas policisë në banesën ku 17 vjeçarja bashkëjetonte u gjetën 6 milionë lekë. Forcat blu pasi zbuluan skemën e vjedhjes me anë të mashtrimit ndaluan mbrëmë 17 vjeçaren, informon korrespondenti i Tv A1 Report Artur Korriku.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com