Durrës, vdes në aksident poeti
76-vjeçar Perikli Jorgoni

Durrës, vdes në aksident poeti <br />76-vjeçar Perikli Jorgoni
DURRES - Mbrëmjen e së mërkurës humbi jetën në autostradën Tiranë-Durrës poeti dhe përkthyesi i njohur, Perikli Jorgoni.

Policia njoftoi se 76-vjeçari nga Tirana ishte duke kaluar pranë mbikalimit të Fllakës në momentin kur një automjet tip Toyota me targa AJA 552 e ka goditur për vdekje. Jorgoni sapo ishte kthyer nga Tirana, po drejtohej në këmbë drejt lagjes së Plazhit, ku banonte kohët e fundit.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar drejtuesin e automjetit, i identifikuar si 30-vjeçari Ermal Paruta.

Perikli Jorgoni u lind më 15 gusht të vitit 1936 në Tiranë dhe po aty kreu shkollën dhe studimet universitare. Për shumë vite ai ka punuar si mësues dhe si gazetar, si dhe në shtëpinë botuese "Naim Frashëri". Perikli Jorgoni ishte shumë aktiv në jetën letrare të vendit, veçanërisht si përkthyes. Ai ka botuar disa vëllime me poezi dhe me përtkhime, ndërsa kohët e fundit ishte bërë promotor i botimit të revistës letrare "UpDate D" në Durrës.

Jorgoni përgjatë gjithë jetës së tij karakterizohet si një individualitet njerëzor, një krijues origjinal, i shumanshëm dhe një përkthyes më një talent të spikatur, kryesisht i poezisë botërore, duke lënë pas një trashëgimi të vyer edhe për brezat e ardhshëm. Falë kulturës dhe aftësive të tij si shqipërues, ai mundi të sjellë në
gjuhën shqipe emra të tillë nga poezia botërore si: Safo, Kavafis, Gijom Apoliner, Friedrich Horderlin etj.

Jorgoni gjatë karrierës së tij të gjatë si poet dhe përkthyes mori shumë vlerësime dhe çmime të ndryshme, të cilat bënë që ai të ishte i pranishëm në shtypin letrar të Tiranës dhe hapësirave kombëtare, deri ditën e fundit të ndarjes së tij aksidentale nga jeta.

Perikli Jorgoni, me një frymëzim të fortë intelektual dhe patriotik, mori pjesë në të gjitha debatet që shoqëruan rritjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, duke lënë gjurmë të qarta edhe si publicist i lirë dhe veprimtar i lidhur ngushtë me vendin dhe kombin.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe familja Jorgoni, fton miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e tij në mbarë vendin, që veprën e shumanshme të Perikli Jorgonit ta nderojmë të premten me 14 dhjetor 2012, përmes homazheve që do të mbahen prej orës 09.30 – 11.00, në hollin e Teatrit Kombëtar, Tiranë.

Ndërkaq, si pasojë e një aksidenti u nda nga jeta edhe artisti Agron Alija këtij vitit. Aliaj  tragjikisht u nda nga jeta në majin e këtij viti, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte aksidentit të ndodhur fare pranë Teatrit të Operës, prej nga kishte dalë pas orëve të gjata të provave me shfaqjen “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”.

(Gre.M/eç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës