Durres- Dy vëllezër, pronarë të një subjekti për lyerje automjetesh janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kanë tentuar të shtypin me automjet një 46-vjeçar.
Burri kishte konstatuar se dy vëllezërit jo vetëm që nuk po i kryenin punimet e premtuara për makinën, por po e përdornin mjetin për nevojat e tyre.
Në momentin që pronari i automjetit i ka parë në rrugë duke shëtitur me makinën e tij, dy vëllezërit Domeniko dhe Ermal Ceni tentuan ta shtypin, ndërsa makina është përplasur me bordurën, burri është hedhur mbi kofano.
Më pas dy vëllezërit janë larguar duke braktisur automjetin. Policia menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.