Durrës/Me 'Range-in' e vjedhur marrin kasafortën e marketit për 2'! Ja si i ndanë rolet 4 hajdutët (VIDEO)

Durrës/Me 'Range-in' e vjedhur marrin kasafortën e marketit për 2'! Ja si i ndanë rolet 4 hajdutët (VIDEO)

DURRËS- Një market ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Durrësit! Duke shfrytëzuar faktin që është sezoni turistik, nga ku bizneset njerrin të ardhura më të mëdha, krahasuar me periudhat e tjera të vitit, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një marketi.

Në video shfaqen katër persona të veshur me të zeza dhe të maskuar, të cilët kanë mbërritur te marketi me makinën e vjedhur "Range Rover" në pronësi të një 55-vjeçari pak minuta më parë. Njëri prej tyre me levë në dorë duket që shkatërron sistemin e sigurisë, tjetri ndërkohë kontrollon zonës pasi duket se dikush po afrohet, teksa nga hajduti i 3-të i pa shqetësuar hap bagazhin, ku dhe duket një shkop bejbolli. Gjithçka ka ndodhur për 2 minuta, ku në minutën e 02:26:50 shfaqen tre hajdutët me kasafortën në dorë duke futur në bagazh. Kasaforta duket se është më e madhe, për këtë arsye ata e lënë bagazhin hapur dhe largohen me shpejtësi.

Uniformat blu kanë konfirmuar ngjarjen, e ndërsa nuk ka informacione zyrtare për shumën që është vjedhur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës