Policia e Durrësit ka arrestuar një 20 vjeçar të shpallur në kërkim për mashtrim.

I shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mashtrimi”,  është i riu me iniciale B.D, banues në Tiranë, njofton policia.

I ririu më datë 27.10.2020, në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip "Hyundai" pa leje drejtimi, është ndaluar për kontroll nga Policia rrugore dhe i ka paraqitur atyre lejën e drejtimit të një shtetasi tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.