DURRES - Një ish- punonjës banke në Durrës akuzohet se ka mundur të vjedhë rreth 510 mijë euro gjatë kohës që ai ishte i punësuar në filialin e një banke të nivelit të dytë. Skandali është bërë i ditur ditën e djeshme, kur u bë edhe ekzekutimi i vendimit penal nga gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës, ndaj 35-vjeçarit Llazar Kazanxhi, banues në Durrës.
Bazuar në këtë vendim, gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur një total prej 510 mijë Euro, gjatë kohës kur ishte i punësuar në degën e një banke të nivelit të dytë në qytetin bregdetar.
Ai akuzohet për veprat penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, vjedhjes së arkave të kursimit, falsifikimit të dokumenteve, parashikuar nga Kodi Penal.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com