DURRES- Adriatik Tota, nxënësi i vitit të dytë të shkollës profesionale "Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit u ekzekutua nga shoku i tij i shkollës për shkak se e kishte sharë nga motra.
Krimi i rëndë ndodhi paraditen e djeshme (4 dhjetor 2013) në një oficinë brenda në ambientet e shkollës, ku 17 vjeçari së bashku me klasën po zhvillonin orën e praktikës.
Në mes të klasës ai u qëllua me pushkë të montuar e të futur më parë në shkollë nga 15-vjeçari Edrin Varaku, nxënës i kësaj shkolle.
Policia arrestoi pas 7 orësh (pasditen e 4 dhjetorit) 15-vjeçarin në një nga lokalet e Durrësit, në qendër, ku babai kishte organizuar gjithçka. I ati i autorit lajmëroi policët dhe njëkohësisht foli me të birin, që kishte frikë të dorëzohej, duke koordinuar punën për kapjen e tij.
Pasditen e djeshme, blutë e Durrësit prangosën mësuesin Thoma Llazari, për “Moskallzim krimi”, teksa ngjarja pati jehonë të madhe në rangjet politike, ku vetë Kryeministri Rama e cilësoi si këmbanë të fortë alarmi.
VRASJA
Korrespondenti i A1Report e Shqiptarja.com, Artur Korriku informon se vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00, ( të 4 dhjetorit) tek ofiçinat ku nxënësit bënin praktikën, brenda ambienteve të shkollës. Viktima Adriatik Tota, 17 vjeç ishte nxënës në vitin e dytë, dega mekanike. Ai ishte nga Kukësi, por familja e tij banonte në Sukth të Durrësit.
Zyrtarisht Ministria e Brendshme deklaroi se Policia e Durrësit ishte lajmëruar në orën 09.50, teksa 5 minuta më vonë punonjësi i policisë konfirmoi vrasjen. Mendohet se autori i veshur me kapuç, ka përshkuar rrugën nga dera e shkollës deri tek oficina, që është gati 250 m largësi dhe qëlloi 2 herë mbi nxënësin me një pushkë të montuar për t’u futur poshtë xhupit, teksa dyshohet se kjo armë ishte futur në shkollë disa ditë më parë. Njëri nga plumbat i ka hyrë pas veshit dhe i doli në qafë dhe ishte fatali, kurse tjetri e preku në krah.
17-vjeçari ishte djali i vetmi në familjen Tota, e cila përbëhej nga 3 vajza e një djalë (Adriatiku). I ati punonte si emigrant në Itali. Ndërkohë që autori jetonte me familjen në lagjen “4 rrugët" në Shijak.
HETIMET, SHKAKU
Polica e ka konfirmuar edhe zyrtarisht faktin se viktima dhe autori kishin bërë disa sherre për motive të dobëta. Burime të policisë thanë se para pak ditësh viktima e kishte sharë nga motra autorin. Ky i fundit, pasi u arrestua deklaroi në prani të psikologëve se e kishte vrarë Adriatikun, sepse e ofendonte gjithmonë. Ndërkaq, zyrtarish policia tha se në vendin e ngjarjes u bllokua arma e zjarrit, e cila kishte reduktim në disa pjesë të saj (që shërbenin për zvogëlimin e përmasave fizike të armës).
BABAI ORGANIZOI ARRESTIMIN
Edrin Varaku pati frikë t’i dorëzohej policisë, ndërsa i ati ishte lajmëruar më parë nga blutë e Durrësit për atë ç’ka kishte bërë i biri. I tha që të vinte në një lokal, por ndërkohë lajmëroi policinë për gjithçka. Pasi u arrestua, i’u tha agjentëve të policisë se autori e ofendonte gjithmonë dhe i kishte nxirë jetën, ndaj organizoi vrasjen e tij.
CFARE NDODHI DJE, ORE PAS ORE NGA MESIMI I LAJMIT PER TE SHTENA PRANE SHKOLLES NE SHKOZET
ORA 19:00 DURRËS, PRANGA MËSUESIT, POLICIA: NUK DENONCOI KRIMIN
Arrestohet mësuesi po që zhvillonte mësim gjatë momentit kur u vra adoleshenti në Durrës. Sipas policisë, arrestimi i mësuesit Thoma Llazari është bërë pasi nuk ka kallëzuar krimin.
“Mësuesi e pa autorin, por nuk tregoi identitetin e tij. Na u desh më shumë kohë për identifikimin e autorit. Por për këtë punëndihmuan nxënësit që ishin në vendngjarje”, sipas policisë.

(Në foto: Viktima, Adriatik Tota)

(Në foto: Viktima Adriatik Tota dhe grupi hetimor në vendngjarje).
ORA 17: 50 - NGJARJA PËR MOTIVE TË DOBËTA GRINDJEJE PËR MOTRËN MES ADOLESHENTËVE
Policia ka nxjerrë një njoftim për shtyp duke treguar se që prej momentit të ngjarjes, ajo kishte marrë masa të shumta, duke kontrolluar banesat e familjarëve dhe të afërmve të autorit të dyshuar, si dhe kishte ngritur postoblloqe kontrolli në të gjitha akset rrugore të zonës. Krahas këtyre masave u kontaktua me familjarët e autorit, duke iu bërë të qartë situatën në të cilën ndodhej fëmija i tyre.
Pas një sërë veprimesh policore për identifikimin e lidhjeve të tij dhe kontakteve të tij më të fundit falë edhe bashkëpunimit të familjarëve u bë kapja e E.V. në një prej lokaleve të qytetit të Durrësit.
Nga deklarimet paraprake në polici rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta të një grindjeje mes adoleshentësh. Sipas korrespondentit të "A1 Report", Artur Korriku para disa ditësh viktima i kishte sharë motrën autorit të vrasjes dhe e ofendonte. Autori e kishte planifikuar vrasjen dhe pushkën e gjatë e kishte modifikuar poshtë bluzës me të cilën bëri praktikën.
Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Durrës.
ORA 16:45 - KAPET PAS 7 ORËSH AUTORI NË QENDËR TË DURRËSIT
Policia ka kapur pas 7 orësh autorin e vrasjes në qendër të qytetit të Durrësit dhe ai është 15-vjeçari Edrin Varaku, nxënës i të njëjtës shkollë. Varaku ka qenë në qendër të qytetit të Durrësit kur është arrestuar. Kjo pas një periudhe të gjatë negociatash mes familjarëve dhe policisë, të cilat kanë bërë të mundur që ai të dalë nga vendi ku qëndronte i fshehur. Pikërisht në sheshin Iliria dhe qendrën tregtare aty afër është bërë i mundur dorëzimi i tij në organet e rendit. Ka qenë një kapje pas tratativave intensive mes dy palëve: polici-familje.
ORA 15:30 - POLICIA: PO MERREN NË PYETJE NXËNËS, MËSUES, TË AFËRM
Për dokumentimin e plotë të rastit janë shoqëruar e po merren në pyetje një numër i madh personash, të cilët kanë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje si nxënës të dy klasave, shokë të palëve (viktimës dhe autorit), stafi pedagogjik, familjarë e të afërm, si dhe po punohet në vijim për të identifikuar persona të tjerë, të cilët mund të kenë pasur dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.
Për marrjen e dëshmive të të miturve po aplikohen standardet e marrjes në pyetje në prani të psikologes, si dhe ndjekja nga prokurorja për Sektorin e të Miturve. Në kuadër të këtij hetimi do të kryhen gjithë verifikimet e nevojshme, që lidhen me identifikimin e personave, që mund të kenë pasur dijeni paraprakisht mbi veprimet e planifikuara nga autori me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre.
ORA 13: 40 AUTORI I VRASJES SE TOTES, EDRIN VARAKU
Identifikohet autori i vrasjes së Adriatik Tota. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, autori i këtij krimi është Edrin Varaku, 15 vjeç nga Shijaku. Ai është nxënës i vitit të parë të shkollës profesionale, “Beqir Çela”. Autori ishte në vit të parë ndërsa viktima ishte në vitin e dytë të shkollës profesionale.

(Në foto: Autori i vrasjes Edrin Varaku)
Mjekësia ligjore ka përfunduar ekzaminimet dhe bëhet e ditur se, viktima ka marrë një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme adoleshetit Tota. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar Varakun në ekzekutimin e Adriatik Tota në ambientet e shkollës me një armë të modifikuar.
13:18 POLICIA AKSION PER ARESTIMIN E AUTORIT, 15 VJEC
Policia identifikon autorin e vrasjes. Sipas bluve ai është 15-vjeçari me inicialet E.V. Pesë grupe policore po ushtrojnë kontrolle në banesën e autorit në lagjen “4 rrugët në Shijak”. Edhe FNSH në kërkim të autorit.
12: 20 FAMILJARET: TE GJENDET E ARRESTOHET AUTORI
Familjarët e viktimës përmes një prononcimi për A1 Report i kërkojnë qeverisë të gjejë dhe të arrestojë autorin. Ata ishin pranë morgut ku prisnin të tërhiqnin kufomën.
“Jemi shume tronditur nga ngjarja. Nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Kërkojmë që shteti të arrestojë autorin dhe organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi.”- thanë ata teksa ishin në pritje të mbylljes së procedurave për të marrë trupin.
11:45: DEPUTETET E PD NE SHKOLLE
Deputetët e PD-së të cilët braktisën komisionin e Ligjeve kanë mbërritur në Shkozet
ORA 11: 43 NIKOLLA: NGJARJE E RENDE, MASA PER TE GARANTUAR SIGURINE
Ministrja e Arsimit e cilësoi ngjarjen të rëndë.“Na ka tronditur të gjithëve, mua në radhë të parë si nënë dhe ministre e Arsimit. Do të marrim të gjitha masat në bashkëpunim me ministrinë e Rendit, të garantojmë qetësinë në shkolla. Jam shumë e trishtueshme për nënën e viktimës që nisi një fëmijë në shkollë dhe u kthye i vdekur por dhe për nënën e autorit që u kthye në një agresor."
ORA 11: 39 TAHIRI: AUTORI ESHTE NXENES SHKOLLE
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron se ka një plan masash të posaçme, dhe garanton prindërit për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore.
Tahiri thotë se policia është pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit, i cili sipas tij është nxënës i kësaj shkolle. Është ngjarje e rëndë që më ka shokuar edhe si prind edhe si funksionar i Ministrisë së Rendit. Garantoj dhe kemi gjetur sigurinë në shkolla në gjëndje të mjerueshme. Do të marrim masat që gjithçka të ndryshojë. Kemi një plan të garantojmë prindërit kudo në Shqipëri për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore. Policia është pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit. Mund të them se është nxënës i kësaj shkolle dhe autori, por për shkak të hetimeve nuk mund të flas më gjatë.
ORA 11: 15 RAMA:NGJARJE TRAGJIKE, TE BEHET HETIM I PLOTE
Kryeministri përcjell ngushëllimet familjes dhe kërkon hetim të plotë. Përmes një njoftimi për shtyp deklaron se ka dërguar atje ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Arsimit për tu siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm.
" Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten.”- thuhet në njoftimin e kryeministrisë. Deklarata e kryeministrisë për vrasjen
ORA 10: 45 TAHIRI NE SHKOLLE, GJENDET ARMA E BLUZA E AUTORIT
Policia thotë se ka gjetur armën , ndërsa 100 metra më tutje, po brenda ambienteve të shkollës është gjetur dhe bluza që kishte veshur autori i vrasjes. Është ndërprerë mësimi dhe familjarë të nxënësve ndodhen pranë shkollës të shqetësuar. Ministri i Brendshëm mbërrin në shkollë.

(Foto: Ministri Tahiri në vendin e vrasjes)
ORA 10: 44 NXENESIT NE OREN E PRAKTIKES NE OFICINE KUR NDODHI VRASJA
Mësohet se nxënësit kanë qenë në orën e praktikës që po bëhej në oficinë, kur personi me kapuç ka hyrë brenda dhe ka qëlluar në drejtim të 15 vjeçarit. Në oficinë kanë qenë dhe nxësës të tjerë të klasës së 15-vjeçarit, por nuk ka pasur persona të tjerë të plagosur dhe të vrarë. Nga dëshmitarët mendohet se autori i veshur me kapuç ka përshkuar rrugën nga dera e shkollës deri tek oficina, që është gati 250m largësi.
ORA 10: 00 AUTORI ME BLUZE E KAPUC
Dëshmitarët e kanë përshkruar autorin si një i ri me bluzë me kapuç. Autori ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të nxënësit. 13 nxënës shkolle dhe disa persona të tjerë janë shoqëruar si dëshmitarë të vrasjes

(Foto: Shkolla ku u ekzekutua nxënësi i 15-vjeçar)
Dyshohet se autori i vrasjes mund të jetë nxënës i asaj shkolle.
Në orën 10:30 mësohet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla janë nisur drejt shkollës ku ndodhi vrasja.

Redaksia Online
(sg/mag/hqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/