DURRES- Konflikti për një femër shënon një viktimë në qytetin e Durrësit. 27-vjecari Refik Lila nga Peshkopia dhe banues në qytetin e Durrësit u qëllua për vdekje me armë zjarri tip pistoletë sot në mëngjes.
Ngjarja u shënua në lagjen nr.18 të Durrësit, pranë spitalit rajonal.
Dyshohet se autori i vrasjes është Ardit Hysko, 24 vjeç nga Durrësi, me precedent të mëparshëm penal. Ai u arrestua nga policia e Durrësit mesditën e sotme.
Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, por më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Hyskos.
Dyshohet se konflikti mes viktimës dhe autorit ka ndodhur për një femër. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi pas arrestimit të autorit.
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com