DURRES - Kishin dalë për të mbledhur rrjetat, por rezultojnë të zhdukur në det. Dy peshkatarët Avni Shahinaj 42 vjeç dhe Bekim Mançina 30 vjeç me origjinë nga Kukësi, e me banim në sektorin Rinia në Durrës, rezultojnë të zhdukur që prej pasdites së djeshme.
Në mungesë të kontaktit me të afërmit e tyre dhe vonesës në kthim, familjarët kanë denoncuar humbjen e dy peshkatarëve në polici. Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit thonë se nisën kërkimet që në orët e para të mëngjesit për të lokalizuar dy të zhdukurit.
Rreth mesditës është gjetur një varkë e braktisur. Kanë qenë familjarët e dy peshkatarëve, të cilët kanë parë nga afër varkën dhe kanë deklaruar se është e dy peshkatarëve. Sipas policisë, mjeti lundrues është gjetur 5 milje larg sektorit “Rinia” në plazhin e Durrësit. Policia njofton se kërkimet po vazhdojnë akoma nga deti dhe nga ajri me helikopter, edhe pse vështirësia është e madhe, pasi dallgët në det arrijnë deti në 7 ballë.Polumbarët, Policia Kufitare, dy anije të Delta Force, dhe një helikopter po vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se është vënë në dispozicion të kërkimit të peshkatarëve të zhdukur helikopteri SAR.
Me herët Ministrja e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion të kërkimeve 2 anije. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në orën 07.40 të ditës së djeshme, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, vlerësoi situatën dhe urdhëroi anijen MV-118 me komandant kapiten lejtënant Ervin Mucka për të nisur operacion e kërkim-shpëtimit në rajonin e Gjirit të Lalzit, ku dyshohet për humbjen e dy peshkatarëve.
Më pas, në orën 10.10, të datës 5 janar 2015, në ndihmë të këtij operacioni është dërguar edhe anija e Rojes Bregdetare “Iliria”, P-131, me komandant kapiten lejtënant Edison Hoxha, e cila po vazhdon operacionin e kërkim-shpëtimit në të gjithë zonën detare të Gjirit të Lalzit. Deri tani, ndonëse kërkimet janë intensifikuar, ende nuk ka ndonjë rezultat konkret.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08