DURRES- Kati i katërt i një pallati në afërsi të Drejtorisë së policisë në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë orëvë të mesditës së sotme, duke rrezikuar jetën e dy fëmijëve dhe e një çifti pensionistësh që ndodheshin në banesë.
Falë ndërhyrjes në kohë të efektivëve të policisë arritën t’i nxirrnin nga banesa dy fëmijët e moshës 4 dhe 7 vjeç dhe të moshuarit, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëmë të konsiderueshme materiale.
Policia i ka dërguar fëmijët dhë të moshuarit në spital rajonal të qytetit ku ndodhen nën kujdesin ne mjekëve, ndërsa në vëndngjarje kanë mbërritur edhe forcat e zjarrëfikesë të cilat kanë vënë nën kontroll flakët e zjarrit.
Shkaku i rënies së zjarrit ka qënë bombula e gazit e cila ka qënë në ballkonin e banesës.Shpërthimi i fuqishëm alarmoi familjarët dhe banorët e pallatit, ndërsa flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi në brëndësi të banesës.
Fillimisht u evakuan familjarët dhe banorët e pallatit dhe më pas me ndihmën e këtyre të fundit u vunë flakët nën kontroll.

(Foto: Kati i katert ne flake)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com