'Durrësi është kapur nga një klan mafioz', Ina Zhupa ngre 5 pyetje për Bashkinë Durrës dhe SPAK-un në lidhje me inceneratorët

Deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa doli sot në një konference për mediat në lidhje inceneratorët, ku për këtë çështje ngriti 5 pyetje për Bashkinë Durrës dhe SPAK-un.

Zhupa tha se Bashkia Durrës dhe SPAK duhet t’i përgjigjen menjëherë, pasi sipas saj Durrësi “është kapur” nga një klan mafioz dhe dëshmi për këtë janë inceneratorët.

Tentakulat e mega-aferës së inceneratorëve shtrihen në qytete më të mëdha të Shqipërisë, në stilin tipik të organizatave mafioze, në një skemë të kopjuar pikë e presje nga Camorra. Nga Tirana në Elbasan dhe nga Fieri në Durrës. Qyteti bregdetar, i kapur prej një dekade nga një klan mizor, edhe pse nuk ka një incinerator është futur në vallen që hidhet mbi shpinën e taksapaguesve shqiptarë. Edhe pse landfilli i Porto Romanos parashikohej të mbyllej, ku një tjetër aferë mori rrugë, asnjë masë reaguese nuk u mor nga Bashkia. Zgjidhja u gjet te transferimi në Tiranë, në territorin e inceneratorit të Bashkisë së kryeqytetit. Emirjana Sako për këtë mesa duket edhe u përzgjodh si kandidate për kryetare bashkie, pasi po i kryente porositë shumë mirë sa kohë ishte në detyrë në këtë funksion. Edhe sot kemi pesë pyetje për të gjithë të interesuarit, përfshirë këtu ata pas Sakos dhe ata pas SPAK-ut:  

1- Si ka mundësi që edhe pse parashikohej me vendim që do mbyllej Porto Ramano, kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako nuk gjeti asgjë zgjidhje se ku do shkonin mbetjet për një vit e gjysëm?

2- A u la me qëllim që të shkaktohej katastrofë mjedisore në Durrës, që të gjendej zgjidhja te “incenetarori” që nuk ekziston i Tiranës?

3- Si ka mundësi që kamionët edhe mbetjet e Durrësit vinin përpara se të kishte një marrëveshje zyrtare edhe shkarkonin mbetjet në landfillin, incenerator fantazëm të Sharrës?

4- Si eshte e mundur qe, duke pasur ne planin lokal te menaxhimit te mbetjeve te Bashkise Durres, 3 skenarë te mundshem per menaxhimin e mbetjeve si Landifilli i Sukthit apo i Gjepalajt, u zgjodh skenari me koston me te shtrenjte ne inceneratorin fantazem te Tiranes?

5-Kush i ka bërë negociatat nga ana e Bashkisë Durrës me Landfillin e Sharrës, dhe kush ka qenë nga pala tjetër? Si është arritur pagesa përfundimtare kur janë ccuar mbetje me zero lek përpara kontratës duke e paracaktuar se cilën zgjidhje do bënte Bashkia?

Ne do të ngulim këmbë, me pyetje dhe kërkesë llogarie, deri kur dikush në SPAK të lëvizë dorën për ta vënë te plaga e 430 milion eurove dhe tek përgjegjësit e vërtetë. Lefteri është në burg, por koka që qelbet vjedhje luan kryegardianin e përgjithshëm të Shqipërisë. Me firmën e tij ndodhin të gjitha.", tha Zhupa.

Opozita prej kohësh ka ngritur një sërë akuzash drejtuar qeverisë për çështjen e inceneratorëve, duke pretenduar se kjo është skemë korruptive e qeverisë. SPAK falë hetimeve për inceneratorët ka arrestuar ish-ministrin Lefter Koka dhe ish Deputetin Alqi Bllako, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe atij në Fier.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 25/08/2022 14:22

    Ka mese dy jave qe zogjte e PD dhe foltires ,i drejtohen SPAKut per 5 pyetje ne lidhje me inceneratoret .Jo zoterinj te politikes opozitare mos prisni pergjigje as nga SPAKu dhe as nga institucionet shteterore ,se ceshtja eshte ne hetim dhe cdo pergjigje per ju eshte antiligjore si sekret hetimor .Lereni drejtesine te hetoje dhe kush ja abuzuar me pushtetin ( si lideret tuaj per 30 vjet) te marri denimin e merituar.Koha kur vendimet gjygjesore ipeshin ne zyrat e pushtetit dhe kryeministrit ka marre fund .Duroni dhe pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)