Në ditën e Europës në Durrës u inaguruan dy statujat e derdhura në bronz të yjeve të rrokut të muzikës së viteve `60-`70, Tina Turner dhe Mick Jagger.
Të vendosura në lulishten e portit detar, aty ku ndodhet edhe statuja e John Lennon, ato simbolizojnë lirinë. Bashkia ka përzgjedhur pikërisht këtë vend për të realizuar projektin "Idhuj në Bronz" për shkak se ai gjendet fare pranë portit detar e cila është konsideruar edhe si porta që lidh vendin tonë me Europën. Pikërisht nga ky vend mijëra qytetarë u nisën drejt ëndrrës së tyre europiane.
Në ceremoninë e organizuar kryebashkiaku Vangjush Dako i cili falenderoi artistët Ilmi Kasemi dhe Arben Pajo për realzimin e 2 statujave. Dako tha se ishin edhe këta idhuj të muzikës që inspiruan idealet e lirisë për një jetë më të mirë për një Shqipëri më të mirë.
Ndërkaq në planet e bashkisë janë edhe emra të tjerë të shquar të artit botëror që do të derdhen në bronz për të zbukuruar sheshet dhe lulishtet e qytetit të Durrësit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO