Edhe pse kanë qenë dite me reshje shiu, punonjësit e bashkisë kanë punuar në të gjitha rrugët për zbukurimin e tyre.
"Me një buxhet minimal kemi zbukuruar qytetin qe te kemi një atmosferë këto muaj festash. Kemi që më datë 1 dhjetor që kemi ndezur pemën për të dhënë një risi të re për të qënë sa ma afer qytetarëve sepse dita e festave nuk ka datë ajo mund të fillojë çdo kohë." tha Dako
Ndërkohë,vetëm pas disa ditesh do të nisë puna për rikonstruksionin e rrugës së Kodërviles si dhe ndertimi i 8 rrugeve në zonën e ish kënetës. Për kreun e bashkisë Vangjush Dako, kjo është kartolina me e mirë për banorët e këtyre zonave jeta e të cilëva do të permiresohet ndjeshëm pas perfundimit të këtyre projekteve.
"Kemi projekte të mëdha për qytetin e Durrësit sidomos ato banorë të lagjes 1 që kanë kohë që presin rrugen e shtruar. Dhe shumë shpejt mbrenda javës do fillojnë punimet për rehabilitmin e rrugës. Nga ana tjeter janë edhe qytetarët e Durrësit të ri ku ne kemi projektuar 8 rrugë të reja." tha ai
Ndërkohë vijon puna instensive për rikonstruksionin e qendrës së qytetit bregdetar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)