Durrësi, takim për portin që
bashkon vendet e Ballkanit
Krerët e Autoriteve Portuale, drejtori i përgjithshëm, Selim Belortaja, dhe zv/drejtori, Artjan Qirjaci, zhvillojnë një takim me të dërguar të qeverisë së Kosovës dhe atë të Maqedonisë.
TIRANE-Krerët e Autoriteve Portuale, drejtori i përgjithshëm, Selim Belortaja, dhe zv/drejtori, Artjan Qirjaci, zhvillojnë një takim me të dërguar të qeverisë së Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Në qendër të diskutimit ishte njohja dhe zhvillimi i kapaciteteve të Portit të Durrësit. Interesimi për shfrytëzimin e kapaciteteve të Portit të Durrësit nga vendet që na rrethojnë sa vjen e rritet. Pas një takimi që krerët e Autoritetit Portual të Durrësit zhvilluan me të dërguar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë për të biseduar rreth strategjive të ndryshme zhvilluese që do të rriste efikastitetin e veprimatrisë së Portit të Durrësit.
Fillimisht drejtori i përgjithshëm, Selim Belortaja, dhe zv/drejtori, Artjan Qirici, u bënë të ditur zyrtarëve të dy shteteve fqinjë gjëndjen aktuale të importeve dhe eksporteve detare nga Kosova dhe maqedonia. Përfaqësuesi i Zyrës së Maqedonisë, Oliver Markoski, vuri theksin mbi faktin se po punohej për një plan të ri bashkëpunimi, në mënyrë që veprimtaria e Portit të Durrësit të zgjerohej në mbarë rajonin, nëpërmjet vendosjes në efiçencë të zyrave në qytete të rëndësishme ballkanike si Shkupi dhe Prishtina e deri në Beograd.
Përfaqësuesi i Zyrës së Kosovës, Ragip Grainca, bëri propozimin për ngritjen e “forumeve ndërveprues” në qytetet e Prishtinës dhe të Shkupit. Sipas tij, këto “forume” do të ndihmonin në njohjen më të thelluar të Portit të Durrësit, si edhe zhvillimeve të veprimtarisë së tij. Gjithashtu, një nga pika më të rëndësishme të këtij takimi ishin propozimet që u bënë për të rritur punën dhe kapcitetet përpunuese të Portit të Durrësit, në mënyrë që të ishte gjithmonë e më konkurrues me portet e tjera në Ballkan. Ndërkaq, në kuadër të një rritje të mundshme që parashikohet në transportimin e mineraleve, zv/derjtori Artjan Qirici kërkoi që ato të transportohen në kontenjerë në mënyrë që të shmanget ndotja e portit.
Ky takim është një tregues pozitiv për Shqipërinë në kuadrin e bashkëpunimit rajonal. Porti i Durrësit është porti më i madh i vendit tonë dhe ndodhet në një pozicion strategjik të rëndësishëm rajonal. Si rrjedhojë rritja e punës dhe e kapacitetit të këtij porti do të ketë një ndikim të menjëhershëm pozitiv në ekonominë e vendit. Ndërkaq interesemi që ka treguar Kosova dhe Maqedonia për të shfrytëzuar kapacitetit e këtij porti është një hap pozitiv, i dëshirës për të thelluar marrëdhëniet ekonomike mes tyre dhe Shqipërisë. Porti i Durrësit mbetet një pikë bashkimi ekonomik me fqinjët tanë që nuk kanë dalje në det.
Për të përballur vështirësitë që kanë ardhur si rrjedhojë e krizës bashkëpunimi ekonomik midis vëndeve bëhet gjithmonë e më i domosdoshëm për ta përballuar atë. Ndërkaq, propozimet për ta bërë këtë port sa më konkurrues me portet e tjera në rajon është një lajm i mirë për të gjitha ato kompani që duan të rrisin veprimtarinë e tyre tregtare në Ballkan.
Përfaqësuesi i Zyrës së Kosovës, Ragip Grainca, bëri propozimin për ngritjen e “forumeve ndërveprues” në qytetet e Prishtinës dhe të Shkupit.
PortiSiperfaqe Toke : 65 ha
Siperfaqe Ujore : 67 ha
Gjatesi Kalate: 2275 ml
Thellesia: 7.3 – 11.5 m
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime
28 Nëntor, 14:45
-
Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun
28 Nëntor, 14:41
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29