Zbulohet mozaiku i rrallë dymijë vjeçar në Durrës! Arkeologu për Report Tv: Pjesë e një vile luksoze të shekullit të I! Më i veçanti në rajon (VIDEO +FOTO)

Një minierë arkeologjike është zbulimi i fundit në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit. Mozaiku i ndërtuar me gurë të bardhë dhe blu, daton rreth fundit të shekullit të I dhe fillimit të shekullit të II.

Teksa punohej për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” doli në dritë një pjesë mozaikut. Menjëherë filloi puna e arkeologëve për zbulimin e plotë të tij, ndërsa për momentin është pezulluar kantieri për ndërtimin e gjimnazit.

Mozaiku i përket një vile luksoze me nivele dyshemesh, sistem kanalizimesh dhe gjurmë banjash termale është ajo që është gjetur deri më tani.

Deri tani janë zbuluar disa pjesë të këtij mozaiku që mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror. Përveç mozaikut është zbuluar edhe një pjesë muri 3 metër e lartë në anën lindore si dhe disa objekte të tjera. Punimet në këtë mozaik janë kryer me një nivel mjaft të lartë profesional.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
Zbulimi i mozaikut në Durrës, arkeologu për Report Tv: Në kohën e Italisë ka qenë ndërtuar një bunker

Arkelogu Luan Përzhita në një intervistë për Report Tv dhe Shqiptarja.com ka folur mbi zbulimin e rrallë arkeologjik në Durrës. Një tjetër mozaik iu shtua monumenteve unikale të Durrësit, ndërsa Arkelogu Përzhita deklaroi se “jemi në gjurmët e një mozaiku me cilësi të lartë, që mendohet se është prodhuar në fund të shekullit I dhe fillim të shek.II,  kohë që lidhet me ndërtimin e Amfiteatrit të Durrësit.

Intervista e plotë

Kjo tregon se këtë zonë kemi pasur vila luksoze me pamje nga deti, që tregon nivelin e lartë të jetesës që kishte Durrësi në kohën e Antikitetit. Kemi të bëjmë me një rezidencë private, që ka qenë luksoze. Kemi konstatuar që përveç mozaikut kemi edhe pjesë të tjera që presin të zbulohen dhe që kanë të bëjmë me kanalizimet, banjat termale, pra që do na tregojnë sistemin urbanistik të asaj kohe.

Nga ana historike mund të themi që ky territor është dëmtuar disa here. Pra vila mund të jetë ndërtuar në shekullin e I-rë, mendohet të jetë shembur nga tërmeti në shekullin e IV dhe me të njëjtat materiale është rindërtuar në shekullin e VI, por edhe ajo u dëmtua më vonë.

Në kohën e Italisë këtu ka qenë ndërtuar një bunker, e mandej u bë shkolla “Gjergj Kastrioti” që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Tashmë në 2023, teksa punohej për të rindërtuar shkollën e re me fondet e BE-së, gjatë gërmimeve në themele u gjet mozaiku i rrallë me gurë blu dhe të bardhë.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Durrës kanë ndërprere punën për ndërtimin e gjimnazit. Në ditët në vijim presim vendimin për të ndërmarrë një gërmim arkeologjik të mirëfilltë që ti kthejmë Durrësit këtë trashëgimi të fshehur në këtë thellësi, 7 metra në sipërfaqe”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/10/2023 02:29

    Duke pare fotot,sidomos nr-17,te ben pershtypje sa thelle eshte germuar me eskavator,perpara se te dilte mozaiku! E gjithe toka e Durresit eshte keshtu,po kush e ka kontrolluar sidomos gjate viteve 1990-2010?! U ndertua e po ndertohet /me goditje te perqendruar/,sa me shume pallate e kulla,asnje pike respekt per historine e kulturen! Durresi eshte nje nga ato qytete te rralla ku kombinohet turizmi bregdetar me ate historik,por qe te dy po humbin.Pallate,kulla e beton qe po i zene frymen detit,reres e pyllit e Diellit dhe mozaike e monumente qe po mbyten e fundosen nen qindra e mijera tonelata beton,hekur,tulla e cimento.Vertet per te ardhur keq!!

    Përgjigju
  • ADD: 13/10/2023 23:22

    Me fillu me prish pallatet që keni ndërtu mas viteve 90' do i jepni më tepër vlera qyteti,Shqipnis e historisë . Pysni Dakon e "Dakot" e mas 90' sa mozaik e sa monumente kan betonu

    Përgjigju
  • Agron: 13/10/2023 17:24

    Vetem keto qe dalin neper oborre shkollash tregoni ju legena te arkeolegjise, se per thesaret arkeologjike qe dalin neper gropa pallatesh ju dilni e thoni qe skane vlera etj o te pangopur per leke.

    Përgjigju
  • Toni: 13/10/2023 16:01

    Durresi eshte thesar akoma i pazbuluar. Ne zonen e qytetit te vjeter duhet ndaluar absolutisht cdo ndertim i ri, qofte ne prone private apo publike.

    Përgjigju
  • xXx: 13/10/2023 15:14

    Lajmëroni Dakon e rilindjes për këtë zbulim të filloj te hedhi plintat...

    Përgjigju
    • Or tej: 14/10/2023 06:42

      Vartesat e Dakos vazhdojne te qeverisin Durresin or teeeejjjjj

  • Citat mundi: 13/10/2023 13:35

    Durresi për Shqiptarët eshte si “Roma ilirike” pra qendra e citation mundi e ilireve të gjitha fiseve ! Eshte si të themi koloseu shqiptar ! Duhet studim dhe germime masive madje dhe ndertimet aty duhet të kene komtrollin arkeologjik’ Pra pas Romes kemi Durresin qendra me e madhe e fanshme në Mar Nostrum! Koha do ta tregoje ‘

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?