Krimi në familje ka tronditur qytetin e Durrësit, ku burri ka goditur për vdekje bashkëshorten.

Ngjarja e rënde ndodhi orët e para të mbrëmjes në shtëpinë ku ndodhej çifti në fjalë në lagjen 15 në qytetin e Durrësit.

Viktimë mësohet se ka mbetur Ardiana Shaholli, 40 vjeçe ndërsa autor dyshohet se ka qenë bashkëshorti i saj Çlirim Shaholli 42 vjeç.

Pas një debati me tone të ashpra mes tyre që ka venë në alarm edhe fqinjët, ai e ka goditur me sende të forta në kokë, 40 vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Durrësit por nuk ka mundur të ju shpëtojë plagëve të marra.

Sipas burimeve për Report Tv çifti ishte në vështirësi ekonomike, ato kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur, ku sot pas një konflikti verbal burri e ka goditur në kokë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri ka ndërmarrë aktin makabër. 40 vjeçarja Shaholli ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga goditjet me sende të forta.

Në momentin që burri dhe gruaja janë grindur nuk kanë qenë fëmijët në banesë.

Burri pasi e ka goditur ka shkuar vetë në polici por nuk e ka ditur që e ka qëlluar për vdekje.

Ndërkohë njëri prek komshinjve që kishte dëgjuar zhurmë kushte shkuar në banesë ku kishte gjetur gruan rëndë. Ka qenë ai që e ka dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Pritet që trupi i viktimës të tërhiqet nga familjarët nga morgu i spitalit.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve për Report Tv bashkëshorti i viktimës në ambientet e komisariatit e ka pranuar autorësinë e krimit, duke thënë që ishte ai që e ka goditur shoqen me sende të forta duke i marrë jetën.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Brenda 12 orëve një grua dhe një vajzë ishin viktima nga burrat

Ndërkohë që sot një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin dhe gjithë opinionin publik. Një 31 vjeçar ka vrarë me 3 plumba pistolete të dashurën e tij 19 vjeçe dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

31 vjeçari Xhaferr Mata ishte i divorcuar nga bashkëshortja në janar të këtij viti, dhe kishte një fëmijë rreth 1 vjeç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Dëshmia tronditëse e bashkëshortit: Nuk doja ta vrisja, e shtyva, mendoja se ishte plagosur

Çlirim Shaholli, bashkëshorti 42 vjeçar i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, sipas burimeve mësohet të ketë thënë në polici që ai nuk ka dashur ta vrasë të shoqen, por pas një konflikti të momentit e ka shtyrë atë duke u përplasur, dhe që nuk e dinte se i kishte shkaktuar vdekjen.

Pas një sherri momenti e kam shtyrë dhe asaj i është përplasur koka përtokë dhe nuk e dija që ajo kishte vdekur, e dija vetëm që ishte plagosur. pasi erdha në polici e mora vesh që kishte vdekur.

Kemi 6 fëmijë, kush do të mi rrisë ata.

Çlirim Shaholli, bashkëshorti i akuzuar për vrasjen e viktimës

Ora 22:46
Familjarët e viktimës në Durrës: E mësuam ngjarjen nga telefoni, vetëm gruaja punonte

Pas vrasjes së rëndë në Durrës, ku bashkëshorti vrau gruan me sende të forta, familjarët e viktimës janë shprehur për Report Tv se nuk ishin në dijeni të konflikteve mes çiftit, që solli krimin në familje.

Ngjarjen e mësuam nga telefoni, pasi na njoftuan për çfarë kishte ndodhur. Nuk e dinim për konfliktet e tyre në familje. Ishin në gjendje të vështirë ekonomike pasi jetonin vetëm me rrogën e gruas, e cila ishte e vetmja pjestare e familjes e punësuar.

Familjarët e viktimës