Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me dy plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten me plumb pas koke, duke ndërruar jetë një orë më vonë në spital. Report Tv mëson se viktimat e këtij krimi të rëndë janë 31-vjeçari Xhaferr Mata nga Kalimashi dhe 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Milotit. 

Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e 'Don Boskos', ndërsa Report Tv mëson se dyshohet për një krim pasioni. Ndërkohë kanë dalë pamjet e momentit kur Xhafer Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin mëngjesin e sotëm. 31 – vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.

          Dalin pamjet e vrasjes në 'Don Bosko'

Burime të Report Tv bëjnë me dije se një lidhje e prishur mes dy të rinjve ka çuar në aktin tragjik, ku i riu ka qëlluar për vdekje vajzën. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, me plumb pas koke dhe ka ndërruar jetë një orë më vonë në spital.

31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur. Report Tv mëson se e reja është ngacmuar shpesh nga 31-vjeçari, i cili babai i një fëmije dhe i divorcuar. E reja e kishte denoncuar edhe në polici. Uniformat blu kishin thirrur të dyja palët, ku Xhaferr Mata kishte deklaruar se nuk do ta ngacmonte më, por sot ai i mori jetën, duke e qëlluar me dy plumba.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
‘Pse më ndave nga familja?’ Fjalët e fundit të Xhaferit para se ta vriste të renë

Report Tv mëson përmes dëshmitarëve fjalët e fundit të autorit të krimit Xhafer Mata, para se të qëllonte 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes treguan se Xhafer Mata e ndaloi në rrugë dhe debatoi me Xhuljeta Çunin.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”? Mësohet se i ka thënë ai 19-vjeçares, ndërsa më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur.

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë “Mirë ia bëra që e vrava”.

31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur mes tyre.  

Ora 16:20
‘Më ndave nga familja, nga fëmija?’, fjalët e fundit të Xhaferit para se ta vriste

Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes tregon se Xhafer Mata fillimisht mëngjesin e ndaloi në rrugë dhe debatoi me Xhuljeta Çunin.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”? Mësohet se i ka thënë ai vajzës, ndërsa më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur.

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë “Mirë ia bëra që e vrava”.

Ora 12:33
FOTOT/ Dy krime pasioni tronditën Tiranën në 6 muaj, 4 të rinj mbetën viktima

Dy krime pasioni në gjashtë muaj tronditën kryeqytetin shqiptar, duke marrë katër jetë njerëzish. Dy çifte të rinjsh u vetëflijuan për dashurinë, duke tronditur në pak muaj mbarë opinionin publik.


(Aldison Belulaj dhe Ariela Murati të mbetur viktima nga krimi i pasionit më 21 janar 2018)

Krimi i parë ndodhi në muajin e parë të vitit, janar, ku 23-vjeçari Aldeson Belulaj i mori tragjikisht jetën 21-vjeçares Ariela Murati, pas një dashurie të refuzuar prej saj. Pasi vrau të renë në sy të motrës dhe kushërirës, Belulaj qëlloi edhe veten, ku ndërroi jetë në spital një javë më pas.

Pa u bërë ende gjashtë muaj, një tjetër krim i tillë tronditi Tiranën. 31-vjeçari Xhaferr Mata i mori jetën 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, ndërsa qëlloi edhe veten. Ky është krimi i dytë i regjistruar në pak muaj, ku Mata vrau me dy plumba Çunin pas lidhjes së prishur dhe më pas qëlloi veten me plumb pas koke. 


(Xhaferr Mata dhe Xhuljeta Çuni të mbetur viktima nga krimi i pasionit më 8 qershor 2018)
 

Ora 11:08
Krimi i pasionit në Tiranë, 31-vjeçari kishte një fëmijë, përzuri gruan nga shtëpia

Janë zbardhur detaje të reja tronditëse nga vrasja e dyfishtë në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije për Report Tv se 31-vjeçari Xhaferr Mata është divorcuar në janar të vitit 2018, ndërsa ka pasur dhe një fëmijë të vogël 1 vjeç.

Mësohet se ai e kishte përzënë gruan nga shtëpia dhe prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje me 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, të cilën e vrau mëngjesin e sotëm së bashku me veten.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje babain e viktimës, Taip Mata, dhe disa persona të tjerë.


(Shtëpia ku banonte Xhaferr Mata)

Ora 09:24
FOTO/Lidhja e prishur, kush janë dy të rinjtë që tronditën kryeqytetin

Report Tv ka siguruar fotot e dy të rinjve, që tronditën mëngjesin e sotëm kryeqytetin, pasi lidhja e prishur i çoi drejt tragjedisë.

Këta që shihni më poshtë janë Xhuljeta Çuni dhe Xhaferr Mata, të cilët sot mbetën viktima të një krimi pasioni..

31-vjeçari vrau me pistoletë vajzën dhe më pas qëlloi me plumb pas koke veten, duke ndërruar jetë në spital.


(Xhaferr Mata dhe Xhuljeta Çuni)

Ora 09:17
FOTO/Kush është 31-vjeçari që vrau të renë, poezia prekëse për të ëmën një ditë më parë

Është zbuluar fotoja e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, pasi qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, dhe më pas qëlloi edhe veten me plumb pas koke.

Ky që shihni më poshtë është 31-vjeçari Mata, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe ndërroi jetë një orë më vonë.

Nga një vështrim në profilin e tij në ‘Facebook’, i riu i ka kushtuar një poezi shumë prekëse nënës së tij vetëm 20 orë para se të kryente krimin tragjik, që dyshohet të jetë krim pasioni, pas një lidhje të prishur me vajzën.


(31-vjeçari Xhaferr Mata)

((Poezia kushtuar nënës)

(Xhaferr Mata)