DURRËSAgim Zeqiri, 64 vjeç është arrestuar pas aksidentit me pasojë vdekjen që ndodhi një ditë më parë në fshatin Jubë.

Ai po drejtonte automjetin kur u përplas me një 66-vjeçar i identifikuar si Q.T., që po drejtonte motomjetin doli nga rruga. Për pasojë, 66-vjeçari ndërroi jetë.

Ndërsa Agim Zeqiri u largua menjëherë nga vendi i aksidentit dhe u arrestua sot ndërsa akuzohet për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".