Dvorani i kundërpërgjigjet zëdhënësit të Metës: Nuk kam thënë kurrë se nëse hetohem, bllokohet KED!

Dvorani i kundërpërgjigjet zëdhënësit të Metës: Nuk kam thënë kurrë se nëse hetohem, bllokohet KED!

TIRANË - Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani në një kundërpërgjigje për akuzat e ardhura nga zëdhënësi i Presidentit Meta, se nëse "Dvorani ndiqet penalisht bllokohet funksionimi i KED-së", duke thënë se këto nuk janë fjalë që ai i ka përdorur.

Kreu i KED-së sqaron atë se çfarë deklaroi në media pasi u thirr në prokurori në lidhje me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta për shkelje të kushtetuetës.

"Unë jo vetëm nuk kam deklaruar, por as edhe nuk kam lënë të kuptohet se KED bllokohet nëse i nënshtrohem ndjekjes penale. Përkundrazi, në përgjigje të pyetjes së gazetares jam shprehur qartë, në gjuhën shqipe, se nëse ndiqem penalisht nuk mund të ushtroj më funksionin (në KED). I ndërprerë nga pyetja tjetër e gazetares, jam përgjigjur se KED, pra edhe ai i vitit 2020, do të vlerësojë situatën, duke u shprehur qartë se ka zgjidhje edhe për këtë lloj situate. Pa u menduar gjatë, kushdo e kupton se nuk bëhet fjalë për bllokim të KED. Kjo nuk mund të ndodhë", thotë Dvorani.

Referuar akuzës së dytë të zëdhënësit Tedi Blushi, se në mbledhjen e djeshme KED ka mbajtur mbledhje me dy rende të ndryshme, pa njoftuar anëtarët, Dvorani thotë se:

"Në të dy rastet kanë qenë 5 çështje në rendin e ditës, ndryshon vetëm numërtimi. Sigurisht kalimet e procesverbaleve, si në veprimtarinë e çdo institucioni tjetër publik kolegjial nuk klasifikohen e vendosen si çështje të rendit të ditës. I sjell në vëmendje "sqaruesit", që çështjet e rendit të ditës së një mbledhjeje nuk janë kokrra mollësh që vetëm numërohen, por janë çështje që kuptohen dhe dallohen në përmbajtjen e tyre", thotë Dvorani.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi dje intervistat me kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, dhe në ditët e ardhshme do të miratojë listën me rendiditjen e kandidatëve, që do t'i përcillet Parlamentit për të zgjedhur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Reagimi i plote për mediat i Ardian Dvoranit

KED, sikurse gjatë gjithë këtij viti kalendarik vijon me intensitet punën e tij për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Edhe në mbledhjen e gjatë të ditës së djeshme, për të cilën njoftimi publik gjendet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, KED mori disa vendime të rëndësishme dhe zhvilloi intervistat me kandidatët për Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Në ditët e ardhshme, ky KED do të miratojë edhe Listën Përfundimtare me renditjen e kandidatëve, e cila së bashku Raportin e Arsyetuar dhe aktet përkatëse, menjëherë do t'i përcillet Kuvendit për të zgjedhur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë, nëpërmjet medias, vij në dijeni të një “sqarimi” të zëdhënësit të Presidentit të Republikës i cili, me këtë rast, paska vendosur pikat mbi “i”, duke qetësuar opinionin publik dhe këdo të interesuar se “alibia” ime në komunikimin e djeshëm me median që nëse ndiqem penalisht bllokohet edhe veprimtaria e KED, nuk mund të ndodhë sepse ligji e ka të zgjidhur këtë situatë.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam zgjedhur të jem i përmbajtur në komunikimin publik dhe të mos përfshihen në lojërat mediatike të cilat jo pak funksionarë publikë i kanë shumë përzemër, më shumë se sa kujdesin për të përmbushur detyrat që u ngarkon Kushtetuta e ligji, si edhe pritshmërinë e publikut. Kështu do të vazhdoj, të ushtroj deri në fund kompetencat, pa u shpërqëndruar nga të tilla fenomene. Ushtrimi i detyrës dhe dinjiteti i funksionit që kam, më kërkon të mos i përgjigjem këtyre lloj lojërave, nëse nuk është e domosdoshme për të mbrojtur autoritetin kushtetues të KED, të anëtarëve në përbërje të tij dhe figurën e dinjitetin tim në cilësinë e gjyqtarit.

Edhe në këtë rast mund të mos përgjigjesha, nëse nuk do të shikoja të njëjtën sjellje prej recidivësh në shfaqjen publike të të pavërtetave dhe gjysmë të vërtetave, me të cilat së paku vetëm transparencë nuk mund të bëhet.

Ndryshe nga sa paraqitet në këtë “sqarim”, unë jo vetëm nuk kam deklaruar, por as edhe nuk kam lënë të kuptohet se KED bllokohet nëse i nënshtrohem ndjekjes penale. Përkundrazi, në përgjigje të pyetjes së gazetares jam shprehur qartë, në gjuhën shqipe, se nëse ndiqem penalisht nuk mund të ushtroj më funksionin (në KED). I ndërprerë nga pyetja tjetër e gazetares, jam përgjigjur se KED, pra edhe ai i vitit 2020, do të vlerësojë situatën, duke u shprehur qartë se ka zgjidhje edhe për këtë lloj situate. Pa u menduar gjatë, kushdo e kupton se nuk bëhet fjalë për bllokim të KED. Kjo nuk mund të ndodhë.

Në ditët që jetojmë, për të qenë të përgjegjshëm dhe të sinqertë, teknologjia na ndihmon për gjithçka, edhe për të verifikuar veten dhe që të mos nxitohemi për të folur pa u menduar. Opinioni dhe kushdo i interesuar, për të vërtetën, nuk ka përse të më besojë as mua dhe as “sqaruesin”. Mjafton të shikojë dhe dëgjojë atë që çdo media ka përcjellë ditën e djeshme, të cilën për lehtësi e kam bashkëlidhur këtij komunikimi (në fund të këtij materiali mund të gjeni videon me deklaratën përkatëse).

Së dyti, “sqaruesi” evidenton “papërgjegjshmërinë” time përkundrejt transparencës duke njoftuar publikisht një rend dite të mbledhjes së KED, të ndryshëm nga ai dërguar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në mbledhjet e tij.

Edhe për këtë “papërgjegjshmëri” të evidentuar nga “sqaruesi” nuk do të përpiqem të shpjegohem gjatë. Në të vërtetë, në të dy rastet kanë qenë 5 çështje në rendin e ditës, ndryshon vetëm numërtimi. Sigurisht kalimet e procesverbaleve, si në veprimtarinë e çdo institucioni tjetër publik kolegjial nuk klasifikohen e vendosen si çështje të rendit të ditës. Përsëri, edhe në këtë rast, teknologjia na ndihmon për të verifikuar të vërtetën. Prandaj dy aktet e “papërgjegjshmërisë” time po ia bashkëlidh këtij komunikimi për t'i vlerësuar kushdo që mund të jetë i interesuar. Vetëm se i sjell në vëmendje "sqaruesit", që çështjet e rendit të ditës së një mbledhjeje nuk janë kokrra mollësh që vetëm numërohen, por janë çështje që kuptohen dhe dallohen në përmbajtjen e tyre.

Ardian Dvorani

Kryetar i KED

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Blushi: Dvoran, mos dëmto provat! Publikoji vet videot...ne presim hetimin me shumë qetësi

1564578345_tediblushi.jpg

Nuk vonoi shumë dhe pas reagimit publik të kreut të KED-së, Ardian Dvorani, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta bëri sërish një postim në rrjetet sociale ku ashpërsoi gjuhën ndaj Dvoranit. Zëdhënësi Tedi Blushi lë të kuptohet se Dvroani mund të tentojë të prishë provat, ndërsa më tej e kërcënon se presidenca do të publikojë të tjera video që mund të impilikojnë figutën e Dvoranit. Në një reagim sulmues ndaj kryetarit të KED-së, zëdhënësit i kreut të shtetit, lë të kuptohet që këto video i disponin edhe Dvorani, teksa i kërkon atij që t'i publikojë i pari për të mos rënduar pozitën e tij.

"Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde! Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!", shkruan Tedi Blushi në Facebook.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jon: 13/12/2019 00:02

    Kērcënim i hapur ndaj kryetarit të KED historia e videove. Mos duhet të merret i pandehur z.Blushi....?

    Përgjigju
  • O tej: 12/12/2019 17:06

    O Blush bashke me Meten a bllokoni ket temin?

    Përgjigju
  • Tedi me lesh: 12/12/2019 17:02

    O tedi afiu me lesh o tedi përshesh. Ha atë përshesh që të ka dhon ilir bajga e m9s lef pa pushim o tedi hajdari im.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja