Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka sqaruar ditën e sotme, që edhe nëse kreu i KED, Ardian Dvorani do të merret i pandehur nga Prokuroria, pas kallëzimit të kreut të Shtetit, institucioni i KED nuk do të bllokohet.

Blushi thotë se alibia se mund të bllokohet KED, nëse Dvorani do të merret i pandehur është e neveritshme, pasi ligji e ka zgjidhur këtë problem.  Sipas Tedi Blushit, në bazë të ligjit, detyrat e kreut të KED, kur ai nuk i ushtron dot funksionin e tij, i kryen Zëvendëskryetari i këtij organi.

Zëdhënësi i Presidentit sqaron se “Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”.

Duke qenë se anëtari më i vjetër në moshë i Gjykatës Kushtetuese është Vitore Tusha, automatikisht është edhe zëvendëse e KED-së.

Thënë ndryshe, nëse ndaj Dvoranit ngrihet padi penale, funksionet e tij, sipas institucionet të Presidencës i merr Vitore Tusha.

Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”.

Nuk është përgjegjësia penale e Ardian Dvoranit, që mund të bllokojë funksionimin normal të KED, por u bllokua qëllimisht funksionimi i KED për dy vite radhazi, që në krye të këtij organi të vihej Ardian Dvorani, për të konsumuar të tilla shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore.

Edhe mbledhja e djeshme e KED-së, e zhvilluar duke njoftuar dy Rende Dite të ndryshme, një të njoftuar publikisht dhe një të ndryshëm të njoftuar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në Këshill, është një tjetër e dhënë e papërgjeshmërisë së këtij individi , përkundrejt zbatimit të transparencës së ushtrimit të detyrës ashtu siç kushtetuta dhe ligji ia kërkon.”-shprehet Blushi.

Presidenti, Ilir Meta dhe kreu i KED, Ardian Dvorani janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime për përplasjen mes tyre, e për kallëzimin penal të Metës ndaj Dvoranit.