DWS : Femrat sfidojnë njëra-tjetrën në Burlesque

DWS : Femrat sfidojnë njëra-tjetrën në Burlesque
Spektakli i vallëzimit të yjeve, “Dancing With The Stars” ka mbyllur edhe për këtë javë puntatën e radhës. Ashtu si çdo të enjte perfomancat e shumta, kërcimet e ndryshme dhe lëvizjet ritmike kanë sjellë një atmosferë të këndshme për publikun. Risi e kësaj puntate ishin musical të performuar nga vetë konkurrentët.Për herë të parë konkurentet e “Dancing With the Stars”, kanë sfiduar njëri- tjetrin me perfomanca të jashtëzakonshme, të paprovuara më parë në këtë skenë Femrat kanë sfiduar njëra tjetrën me “Brulesque”, ndërsa meshkujt me “Full monty”. Si kulturë e stil, “Burlesque” i famshëm vjen prej epokës Viktoriane. I kudogjendur ndër shekujt, në letërsi, muzikë, teatër, kinematografi e nëpër variete kabaresh u shfaq për herë të parë edhe në skenën e “Dancing With The Stars”, ku Zhaku, Elvana Gjata, Afërdita Dreshaj, Adelina Tahiri dhe Ornela Bregu u shfaqën më provokuese, sensuale, sharmante, se kurrë ndonjëherë, duke kërcyer Burlesque. Fillimisht ky kërcim u demostrua nga balerina e trupës së baletit të DWS, Isida. Pas femrave radhën për të performuar e kanë patur katër konkurrentët meshkuj. Ata kanë kërcyer “The full monty”.Në këtë komedi të sukseshme në Britani dhe jo vetëm, meshkujt nuk hezitojnë më të bëjnë atë që bën gjashtë protagonistët e komedisë, të kërcejnë, të zhvishen për të fituar. Për të fituar para, për të fituar famë e sukses apo dhe thjesht kënaqësi. Ndërsa katër meshkujt e “Dancing With The Stars”, kërcyen “The full monty” për të fituar sa më shumë vota nga publiku.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën