Ministrja e Shëndetësisë, Albana Spahiu, bëri të ditur nga Elbasani se është drejt përfundimit procesi i unifikimit të sistemit të radiologjisë në një platformë të mbështetur nga inteligjenca artificiale.

Pwrmes njw postimi nw rrjete sociale, Spahiu nwnvizoi se  platforma synon një diagnostikim më efikas dhe një bashkëpunim më të mirë mes specialistëve.

Spahiu theksoi gjithashtu se investimet në teknologji dhe infrastrukturë do të vijojnë edhe në institucionet e shëndetit mendor, me synim përmirësimin e kushteve të trajtimit, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe garantimin e një kujdesi më dinjitoz për pacientët dhe personelin mjekësor.