Dy binjake 16-vjeçare janë larguar nga shtëpia Manchester të Anglisë për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS në Siri
 
Dy 16-vjeçaret janë ngritur nga krevati gjatë natës kanë marrë pasaportat dhe janë nisur me avion për në Turqi. Por kur prindërit e tyre janë zgjuar në 8 të mëngjesit dhe kanë njoftuar policinë mësuan se vajzat ishin rrugës për në Siri.
 
Forcat kundët-terrorismit janë alarmuar kur vajzat kanë telefonuar familjarët e tyre nga Siria, ku dyshohet se vallai i madh i tyre është luftëtar xhihadist.
 
Pas 10 ditë hetimesh, detektivët po vijon përpjekjet për t’i gjetur ato.
 
Shefi i policisë në Manchester është shprehur se “Vajzat janë nisur me avion nga aeroporti ndërkombëtar i këtij qyteti drejt Stambollit. Ne po bëjmë përpjekjet tona për të konfirmuar vendndodhjen e tyre dhe për t’u siguruar se të dyja vajzat janë mirë.
 
Familja somaleze e vajzave, prej 10 vitesh janë transferuar në Britani.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)