Dy përfaqesues të Policisë së Shtetit ia befën këtë mbrëmje në selinë e Rithemelimit për t'i komunikuar Sali Berishës masën e sigurisë detyrim paraqitje si dhe për t'i marrë pasaportën, në zbatim të vendimit që GJKKO ka firmosur ndaj tij për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Ndërsa Sali Berisha ndodhej në zyrën e tij, ku u strehua pas konferencës së jashtëzakonshme ku mbrojti veten ndaj akuzave dhe masës së sigurisë, dy efektivë të drejtorisë së policisë Tiranë hynë në selinë e Rithemelimit rreth orës 22:50 minuta.

Agjentët Gentian Ndoi dhe Elvis Doda u ngjitën fillimisht në katin e dytë, ecën në korridorin e ish SHQUP-it, por nuk u pritën nga vetë Berisha për t'i komunikuar masën e sigurisë. Kreu i Rithemelimit vendosi të hapë derën e zyrës dhe të lërë selinë vetëm pas largimit të oficerëve, ndërsa u shpreh se nuk mund të pranonte t'i priste për të mos shkelur Kushtetutën. 

Për prezencën e tyre në seli, Berisha tha se kjo që ndodhi ishte një turp i Edi Ramës, ndërsa efektivët i quajti mercenarë. Prerazi Berisha tha se deputetit s’mund t’i kufizohet asnjël lloj lirie, pa marrë më parë autorizimin e Parlamentit.

Berisha mbërriti në seli pak orë pas arrestimit të dhëndrit të tij, dhe mbajti një konferencë për shtyp ku e mbrojti ndërsa akuzat ndaj tij dhe dhëndrit i cilësoi si politike.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:29
Berisha del nga zyra: Refuzova të takoj oficerët e policisë, nuk mund të shkelja Kushtetutën

 

Sali Berisha ka lënë selinë blu disa minuta pas largimit të oficerëve të policisë që shkuan për t'i komunikuar masën e sigurisë detyrim paraqitje nga GJKKO për aferën e ish kompleksit Partizani.

“Ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramën i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë kushtetutën. Deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjëlloj forme pa vendim të parlamentit. Në 2012 unë kam çuar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto por kundërshtari më i egër ishte Edi Rama. Ai ka panik. Kishte dërguar siç e patë vetë oficerë të lartë dhe siç është e vërteta jo nga prokuroria por nga drejtori i krimit ekonomik që nuk mund të vinin kurrë por të shtruar në mercenarë erdhën. Nuk pata asnjë takim vetë personalisht me to. Sepse do respektoj kushtetutën. Unë nuk i takova fare. Unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës, po ti takoja do u thoja çojani Edi Ramës. Ahjo që nisi është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mleksë por pa kthim”, tha ai.

Ora 00:05
Berisha me masë sigurie për ‘Partizanin’, Bylykbashi: Prokuroria dhe Gjykata shkelën Kushtetutën, i kufizuan lirinë një deputeti, show politik

 

Nga selia blu pasi efektivët e policisë i komunikuan masën e sigurisë detyrim paraqitje Sali Berishës për aferën e ish-kompleksit Partizani, Oerd Bylykbashi e quan këtë një show politik. Sipas tij SPAK dhe GJKKO kanë shkelur kushtetutën duke i kufizuar lirinë një deputeti.

“Pas akteve qartazi me një sfond politik nga një instrument gjoja i drejtësisë së re, i ngritur dhe i akuzuar që në fillimet kur është ndërtuar se po ndërtohet për t’u kapur dhe përdorur politikisht, pas asaj, në shkelje flagrante të Kushtetutës, SPAK dërgon Policinë e Shtetit, e cila në fakt është organ i zbatimit të ligjit dhe jo i urdhrave politikë të Edi Ramës, dërgon Policinë e Shtetit duke kërkuar ekzekutimin e një mase që kufizon lirinë e një deputeti të republikës, zotit Sali Berisha, deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kryetar i PD.

Kufizon lirinë e tij në kundërshtim me Kushtetutën. Tashmë është praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë se prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet. Neni 38 i Kushtetutës përcakton lirinë absolute, të cenueshme vetëm nëpërmjet një vendimi gjykate, të shtetasve shqiptare, të lëvizin të lirë në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë. Urdhri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon pikërisht këtë liri kushtetuese. Po ashtu me kërkesën e SPAK dhe vendim të gjykatës, në shkelje të Kushtetutës, përsëri kufizohet një e drejtë tjetër kushtetuese. Përsëri në nenin 28, është e drejta e çdo shtetasi që lirisht të dalë nga territori i Shqipërisë. Sigurisht nëse do kishim një vendim gjykate për një shtetas të zakonshëm, kjo do ishte e mjaftueshme, por nenin 73 i Kushtetutës, detyron që në rast të arrestit apo të çdo lloj kufizimi në çdo formë të lirisë së një deputeti, duhet të kërkohet paraprakisht miratimi i parlamentit.”