Dy aksidente brenda pak orësh
vdes drejtuesi, Ferdinand Xhaferri

Dy aksidente brenda pak orësh<br />vdes drejtuesi, Ferdinand Xhaferri
TIRANË - Dy aksidente kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një prej drejtuesve ka humbur jetën.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë- Tiranë, ku ka humbur jetën Ferdinand Xhaferri. Ky i fundit është me funksion ekspert mjeko- ligjor në Tiranë.

Aksidenti tjetër me vdekje, ka ndodhur pranë fshatit Larushk, kur një mjet “BMW” ka dalë nga rruga duke i marrë jetën, 33-vjeçarit, Xhaferri. Ky i fundit ishte me origjinë në Rrogozhina, banonte në Kamzë.

Ndërkaq që pak më vonë, në rrugën dytësore nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës ka ndodhur një tjetër aksident. Një makinë e tonazhit të lartë, maune, është përplasur me hekurat anësorë të rrugës, duke sjellë plagosjen e shoferit të automjetit. Aksidenti ka në fshatin Gjolë.

Qarkullimi në këtë rrugë është bllokuar ndërsa lëvizja bëhet në një rrugë tjetër.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali