Dy aksidente në pak minuta/Makina në Vlorë përplas fëmijën, në rrugën e Kombit kamioni del nga rruga, plagoset shoferi nga Kosova

Dy aksidente në Vlorë dhe Kukës kanë ndodhur mbrëmjen e sotme (30 qershor), ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve të para, në Vlorë një drejtues mjeti ka përplasur një fëmijë, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë në Kukës, një 57-vjeçar nga Kosovë ka mbetur i plagosur, pasi kamioni me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

1593545485_kukes1.jpg

1593545494_kukes2.jpg

1593545505_kukes3.jpg

Foto nga aksidenti në Rrugën e Kombit

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE