KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 22 masa sigurie për punonjës të Policisë së Shtetit në nivele të ndryshme, pasi përvetësuar lekët e gjobave rrugore. Sipas hetimeve ka rezultuar se në total janë vjedhur 2.2 milionë Lekë të reja.
Konkretisht gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 6 efektivë policie, për 4 arrest shtëpie dhe 12 të tjerë detyrim paraqitje. AMP ka ekzekutuar të gjithë vendimet, me përjashtim të inspektorit B.S, ndaj të cilit është caktuar masa arrest me burg.
Masë sigurie me burg u dha për Krenar Mollën, N /komisar, Gasper Gjeta Inspektor, Armand Shehu, Polic, Ndoc Pjetri, Inspektor dhe Armir Hallaçi Inspektor.
Policët nuk arkëtuan paratë për 160 gjoba për makinat me targa të huaja nga janari në dhjetor 2023, në autostradën Milot-Morinë.
'Më datë 07.03.2024, 24.01.2024 dhe 26.01.2024, oficerët e Policise Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për Sigurinë e Autostradave Milot-Morinë. Për fillimin e veprimeve procedurale hetimore shërbeu një informacion që Shefi i Seksionit të kësaj Njësie, i dërgoi Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit të Financës në Aparatin e DPPSH për verifikimin e pagesës për disa automjete me targa të huaja, që ishin ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe në sistemin E-Gjaba për periudhën 01.01.2023 deri në 31.12.2023 dhe rezultonin debitorë.
Gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.
Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.'- thotë prokuroria.
Ata akuzohen për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Në kërkim me masën arrest me burg dhe pezullim nga detyra është Inspektori B. S., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
EMRAT DHE MASAT E CAKTUARA



Njoftimi i prokurorisë së Kukësit
Komente











Ja pra kjo esht policia qe duam...ne te gjithe shqiperine e ike keto monstra qe vjedgin popullin dhe qytetearet me uniforma policie...dhe ja pra prap keto behen drejtora.........turp qeveria dhe shteti
PërgjigjuVjedhje grabitje mashtrime dekonspirime.I.ts over
PërgjigjuMarjan Baloj, mka heq lejen e qarkullimit nderkohe isha me kalamoj tvegjel ne makin per shkak gjasme parakalim tgabum nderkohe vec nje i marr bo parakalime me kalamaj tvegjel ne makin. Ja pra Marjan se ka zot lart e shef,ti meriton me te rras mrena jo arrest shpie. Ai tjetri qe te tha leje me ik meriton respektin me tmadh per mu
PërgjigjuNuk hidhet baltë në gjith policinë sepse pjesë e kësaj shoqërie janë ka dhe në polici drurë të shtrembër dhe mirë bëjnë që i dënojnë por mos harroni se në këto 33 vite janë vrarë mbi 250 policë bijë nenash janë.Sa për shoferët me një muaj kurs duke marë patenta me lek sigurisht që i shajnë policët por jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk zbatohen rregullat e qarkullimit,çdo drejtues mjeti i huaj që vjen në Shqipëri nuk i jep dotë mjetit.
PërgjigjuKëto polic hajdutë janë në gjith Shqipërinë jo vetëm në Kukës!
Përgjigju